Me
Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Bismil’lah
El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma
ba'd
Shejkh
Rabi ibn Hadi el-Medkhali në mbrojtje të
Shejkh
Muhammed bin Hadi dhe Shejkh Abdullah el-Bukhari.
Ai thotë se:
Me të vërtetë, është që
gjenden në mesin e njerëzve disa prej atyre që flasin keq për Shejkh Muhammed
bin Hadi dhe Shejkh Abdullah el-Bukhari.
Kjo është diçka që nuk
është e veçantë (apo specifike) për Shejkh Muhammed bin Hadi dhe as për Shejkh
Abdullah el-Bukhari, njerëzit folën kundër Profetëve (alejhimus-salatu-ues selam),
ata i akuzonin ata për Magjistar, duke u thënë falltor dhe gënjeshtar, etj etj
BaarakAllaahu Fikum, dhe po me këtë shëmti, ata shpallën luftë kundër Imamëve
të Sunetit.
(Ky është Sunneti i
Allahut me robërit e Tij)
Në fakt ai që ndjek
rrugën e së vërtetës dhe ai që ndjek rrugën e drejtë duhet të ketë armiq.
Shejtanët i shtyjnë këta njerëz (dmth ata të cilët sulmojnë njerëzit e së
vërtetës) për të bërë keq dhe thirrjen e tyre për luftë kundër së vërtetës dhe
njerëzve të sajë. Dhe statusi i këtyre njerëzve (dmth të sulmuarve) nuk është
ngritur përveç, vetëm se përmes durimit pas marrjes së dëmtimit që u është bërë
atyre.
Të Dërguarit u lënduan
dhe ata (dmth. ata që i lënduan ato) kanë thënë:
'' Ju nuk jeni asgjë më
shumë se një qenie njerëzore si ne''
Ata (dmth, të Dërguarit)
u thanë:
'' Vërtetë ne nuk jemi
asgjë më shumë se një qenie njerëzore si ju, por All-llahu i dhuron mirësinë e Tij , atij të
cilit Ai dëshiron nga robërit e Tij'',
'' Dhe ne me siguri do
ti mbajnë me durim të gjitha mundimet që ju mund të na bëni''.
Pra, ata sjellin dëm
mbi Muhammed bin Hadi dhe në të tjerë si ky, dhe të Bukhari dhe të Rabia dhe në
të tjerë si ta. Njerëzit flasin keq për ta me urrejtje, gënjeshtra dhe trillime.
BaarakAllaahu fikum, ata nuk kanë lënë as Ahmed Bin Hanbel, as Ibn Tejmije, as
Ibn Abdul Uehab dhe as të tjerë si ta, dhe të tjerë përveç tyre në mesin e
Imamëve të Islamit. Ata nuk shpëtuan nga të folur keq kundër tyre. Sa injorantë
(pa dije / të paditur) që janë (njerëzit) prej kësaj, aq sa që e shtrojnë dhe e
bëjnë këtë pyetje?
BarakAllaahu Fikum, ne
i këshillojmë ata që flasin keq për këtë dhe atë, atë, atë, atë, dhe atë, që të
kenë frikë Allahun!
Ata që flasin keq për
Muhammed bin Hadi dhe el-Bukhari dhe pretendojnë Selefizmin, e ndërkohë, pasha
Allahun! ata shpallin dhe bëjnë luftë kundër Selefizmit, Usulit të tij dhe Menhexhit
të tij, dhe ata e fshehin veten e tyre në mesin e Selefijve në mënyrë që të
jenë në gjendje ti devijojnë robërit e Allahut (subhanehu ue teala) dhe ti
pengojnë ata nga rruga e drejtë.
Ne lusim Allahun që ti
udhëzojë ata ose tju ktheje komplotet e tyre mbi ta, dhe të pengojë (zmbrapsë) komplotet
e tyre prej të vërtetës dhe njerëzve të sajë.
http://www.salafitalk.com/threads/19
audio: http://archive.org/details/Adh_dhab_an_ibnHadi_wal_bukhari
audio: http://archive.org/details/Adh_dhab_an_ibnHadi_wal_bukhari
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 3, 2012
Albania
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.