Monday, June 18, 2012

Marrëdhëniet me Hizbit në çështjet e dunjasë


Marrëdhëniet me Hizbit në çështjet e dunjasë


 Shejkh Al'llaameh Ubejd El-Xhabirij hafidhahullaah

Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë me të mira. Një tjetër pyetës i shton rëndësi pyetjes se mëparshme dhe thotë:
A është e lejuar për të pasur marrëveshje me Hizbit në çështjet e kësaj dunjaje, të tilla si tregti? Disa prej të rinjve që e bëjnë këtë, thonë se: Ne nuk kemi marrëveshje tjetër me to, përveç në çështjet e kësaj dunjaje!

Përgjigje:

Unë them: Nëse ju jeni në gjendje të qëndroni shumë larg prej bidatçive, në mënyrë që ju të mos ndani (dmth të mos keni marrëdhënie të përbashkët / si psh / aksioner etj) me ta në asnjë aktivitet, Fetar apo të kësaj dunjaje, atëherë bëni  / veproni kështu.

Përsa i përket aktiviteteve Fetare, ata njihen dhe referohen si aktivitete Dauetit, mos i përkrahni dhe mos i mbështetni ata dhe po ashtu mos u ndihmoni atyre në ndërtimin e Xhamive në të cilat thirret dhe përhapet bidati, dhe as shkollat përmes të cilave mësohet dhe përhapet bidati, e as në shtypjen dhe printimin e librave më anë të cilave bidati përhapet; Kurrën e kurrës asnjëherë. Sepse, ai që i përkrah dhe i ndihmon ata, përderisa ai e di dhe e njeh gjendjen e tyre, atëherë ai është si ata / prej tyre, qoftë kjo me qëllim apo pa qëllim.

Përsa i përket çështjeve të kësaj dunjaje: Kur ju të jeni në nevojë të saj dhe njëri prej jush nga mesi juaj është fuqimisht i përforcuar në akide të saktë, në Sunet dhe në paralajmërim kundër bidatit, dhe ai është në nevojë që të ketë një marrdhënie me këta njerëz (hizbit), atëherë nuk ka asgjë për ta parandaluar këtë, për aq kohë, sa kjo është e barabartë dhe është në përputhje me gradën e nevojës së tij, dhe le të kini kujdes nga përzierja me ta.

Nga Ebu Hurejra (radija-Allahu anhu) përcillet  se i Dërguari i Allahut (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), ka thënë:

’’Personi është në fenë e shokut të tij. Kështu që le të shikojë secili prej jush atë të cilin ai e mban si mik” [1]

Kështu që kjo është një çështje e rrezikshme. Sa e sa njerëz rrëshqitën sepse u përfshinë në marrëdhënie me to në çështjet e kësaj Dunjaje, derisa ato u shkëputën dhe u bënë armiq të Sunetit dhe njerëzve të sajë, ose u bënë njërëz që kishin ndjenja të vdekura rreth xhelozisë Fetare, duke mos pasur Uela uel Bera (Dashuri dhe Urrejtje) për hir të Allahut Azze ue Xhel.

Nëse ju doni që të merreni me një bidatçi në mënyrë që ta punësoni atë, dhe ti je njëriu (personi) përgjegjës dhe po ashtu ti je mbikëqyrës përmbi kryet e tij, nuk ka dyshim se kjo është më e sigurtë. Dhe nëse ke nevojë për të punuar me të, atëherë ruaju prej tij dhe le të jetë  marrëdhënja juaj me të vetëm një marrëdhënie e kësaj Dunjaje. "Merrni një Dinar dhe jepni një Dinar;" vetëm kaq, ose; "Çmimi i kësaj është kaq dhe kaq, dhe çmimi i kësaj tjetrës është kaq dhe kaq." Dhe mos e merrni qetësisht marrdhënien apo pa u trazuar apo të rehatshme dhe të hyni me to deri në atë pikë, saqë ai apo ato të tërheqin ty për marrëdhënie në Fe, ose në marrëdhëniet e Dauetit.

Nëse ju mund të mjaftoheni pa ato (hizbit), dhe të bashkëpunoni me njëri tjetrin (Selefit), ose me një grup Selefish, atëherë kjo është më e mirë dhe më e sigurtë për Fenë tuaj dhe nderin tuaj.

Kjo është ajo që në të cilën ne ju inkurajojmë dhe ju thërrasim në të. Dhe ajo që është më e dashur për ne është që ju të bëni (të mjaftoheni) pa pasur nevojën e Hizbive, dhe njerëzve të bidatit dhe revolucionarëve.

Marrë nga: El-Hadd El- Feesil Bejna Mu'aamelaat Ehlus-Suneh ue Ahlil-Baatil (Pyetja nr,3)

________________________________________
[1] Transmetojnë Hadithin
Ahmedi (2/439)Ebu Daudi (nr.4812)Tirmidhiu (nr.2484)Dhe është saktesuar nga shejh El-Albani RahmetUllahi Teala Alejhi (v.1420H), në es-Silsilah es-Saheha (nr. 927)

Përshtati: Ebu Jusuf el-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër June 18, 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.