Aktet e adhurimit nuk pranohen përveç me Akide të pastër.
Veprat e adhurimit nuk pranohen përveçse nëse ata janë të shoqëruara me Besim (Akide) të shëndoshë (saktë). Besim i shëndoshë është baza dhe themeli për pranimin e veprave të adhurimit të dikujt. Në mungesë të Besimit (Akides) të shëndoshë të gjitha veprat e adhurimit do të shpërndahen në grimca të vogla si pluhuri (dmth; bëhen pluhur).
Allahu (i Lartësuar) ka thënë:
ومن أراد الآخرة وسعى لها سعيها وهو مؤمن فأولئك كان سعيهم مشكورا
"Dhe kushdo që dëshiron jetën e Fundit dhe përpiqet dhe i shërben asaj me mundin që duhet për të (dmth, duke punuar në Bindjen e Allahut), duke qënë besimtar (i Allahut në Islam), atëherë të tillët janë ata përpjekja e të cilëve do të jetë e pëlqyer (dmth, e falënderuar dhe e shpërblyer nga Allahu) "
[Sure El-Isra: 19]
Allahu (i Lartësuar) ka thënë:
ومن يكفر بالإيمان فقد حبط عمله وهو في الآخرة من الخاسرين
"Dhe kushdo që mohon Besimin (nuk beson në Njësinë e Allahut dhe në pjesët e tjera përbërëse të Besimit të vërtetë, besimin në Melekët e Allahut, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, në Ditën e Ringjalljes, në Kader, përcaktimin e gjithçkaje që do të ndodhë nga ana e Allahut) , atëherë puna e tij është e pa vlerë dhe në botën tjetër ai do të jetë prej të humburve "
[Sure El-Maideh: 5].
Allahu (i Lartësuar) ka thënë:
وما منعهم أن تقبل منهم نفقاتهم إلا أنهم كفروا بالله وبرسوله
"Asgjë tjetër nuk pengon që t’u pranohet ndihmesa e tyre, përveç asaj se ata nuk besuan Allahun dhe të Dërguarit të Tij (Muhammedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ...."
[Sure Et-Teube: 54]
Shpenzimi (dhe çdo vepër që bëhet) në rrugën e Allahut Azze ue Xhel, nuk pranohet nga Allahu, përveç atëherë kur të shoqërohet me Besim të shëndoshë (dmth; Besim i shëndoshë / Akide e pastër prej Shirkut të madh, politeizmit, sepse të gjitha këto akte i anulojnë (dhe asgjësojnë) veprat e mira).
[Burimi: Medkhal Lidiraasah El-Akideh el-Islamijeh, e Shejh Abdur-Rezzak El-Bedr: mësim 1] El-Merkazus Salafi.
http://salaficentre.com/2012/06/acts-of-worship-are-not-accepted-unless-when-accompanied-by-sound-creed/
Përshtati dhe përktheu: Ebu jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 7, 2012
Albania
Es-Selamu Alejkum ue RahmetUllahi ue Berekatuhu
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.