Sunday, June 17, 2012

Prej nga vijnë thashethemet dhe informacionet e rreme rreth Selefizmit


Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.


Bismil’lah El-Hamdulil’laah ue salatu ue selamu ala ResulUllah
Emma ba'd


Shejh, Doktor Ahmed ibn Umer Bazmul, Allahu e ruajtë atë, ka shkruajtur:

Thashethemet dhe informacionet e rreme rreth Selefizmit vijnë prej arsyeve të mëposhtme:

(1): Prej armiqve të njerëzve të së vërtetës, janë njerezit e gënjeshtrës, ata që përhapin thashetheme rreth Selefive për shkak të urrejtjes për ta dhe luftës kundër njerëzve të vërtetës. Ata e përhapin këtë keq informacion edhe nëse kjo përmban gënjeshtra të paragjykuara (të vetdijshme) dhe thashetheme.

Ata gjithashtu bëjnë dhe lëshojnë akuza tiranike - shtypëse dhe pashtu krijojnë deklarata të rreme kundër njerëzve të vërtetës, ata i bashkojnë këto gjëra me disa interpretime të sjella nga larg dhe pastaj, ata i shpjegojnë dhe i interpretojnë ndodhitë sipas dëshirave të tyre. Të gjitha me qëllim të mashtrimit dhe devijimit të njerëzve prej së vërtetës, dhe njerëzve të saj.

(2):  Ka prej njerëzve që mbajnë gjërat të jenë prej Metodologjisë Selefije, por që në fakt nuk janë prej saj (Metodologjisë / Selefije). Veprimet e këtyre individëve, si dhe gabimet e tyre, Metodologjia Selefije nuk e fal apo e le të kalojnë një gabim të tillë, të cilat nuk janë për t’ju atribuar Selefizmit. Dhe kushdo që ia atribuon gabimet e një individuali Selefizmit, ai është një shtypës dashakeq dhe gënjeshtar i qëllimshëm.

(3): Prej mobesimtarëve, politeistëve (idhujtarët) dhe ateistëve të cilët përpiqen në të gjitha drejtimet ta dëmtojnë, njollasin dhe humbasin Dritën e një imazhi (dmth, Selefizmit) prej arenës se Islamit.
Mirëpo, ata duhet ta dinë dhe të jenë të qartë në atë që propagandojnë se.

"Selefizmi është ajo që me të cilën ka ardhur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem"

Pra, duket qartë nga ajo që parapriu më lartë se burimi i këtyre keq informimeve / keq interpretimeve dhe thashethemet e rreme rreth Selefizmit vijnë dhe burojnë; nga njerëzit e bidatit, dëshirave dhe humbjes, veçanërisht ato modernet e ditëve tona siç janë Vëllazëria Muslimane (el-Ikhuan el-Muslimin) dhe Xhematit Tabligh el-Ahbaab .1

Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

(1)              Marrë nga një leksion me temë: 
"Keqkuptimet në lidhje me Menhexhin Selefi"  
me Shejh, Dr Ahmed ibn Umer Bazmul hafidhahUllah.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 17, 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.