Pyetje
drejtuar: Shejh Ahmed el-Nexhmi (rahmetUllahi alejhi)
Një vella i propozoi një motre për martesë. Dhe ajo ka vendosur si kusht që ai duhet të martohet gjithashtu edhe me shoqen e saj.
Cili
është mendimi juaj në lidhje me këtë kusht?
Shejhu
Çfarë?
Se ai duhet te martohet ... ..?
Pyetësi
Me shoqen e saj.
Shejhu
Me të dyja (së bashku)?
Pyetësi
Po.
Shejhu
Në rregull, në qoftë se ata kanë rënë dakord për këtë. Atëherë nuk ka asgjë të keqe me të. Dera është e hapur për ta.
Dhe më kujtohet se ...
(Vëllai qe është duke e bërë pyetjen i thote Shejhut, se ka gra qe jane te pranishme qe jane duke na dëgjuar)
Shejhu
E vërteta do të thuhet, nëse ka gra apo jo.
Shejhu
Kështu që unë them, një nga Ehlul Bejt në kohën e Tabi'ineve .(gjeneratë pas Sahabëve)
Ai u martua me dy gra në një natë.
Pra, nuk ka asgjë të keqe me të. Nëse ato e duan këtë.
Dhe në qoftë se dy shoqet janë dakord me këtë marrëveshje, atëherë nuk ka asgjë që mund t'i ndalojë ato.
Çfarë, duhet të themi se eshtë e ndaluar? JO
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.