Saturday, June 9, 2012

"A lejohet që gruaja të falet me këmbët e saj të zbuluara?"


 "A lejohet që gruaja të falet me këmbët e saj të zbuluara?"

Shejh Muhammed Nasirudin El-Albani rahmetUllahi Teala alejhi  
përgjigjet:

Nuk është e lejuar për një grua që të falet me këmbët e saj të zbuluara, dhe se po ashtu  nuk është e lejuar për të që të ecin në rrugë me këmbët e saj të zbuluara, sepse këmbët janë pjesë e  auretit të një gruaje. 

Me fjalën e Allahut Azze ue Xhel, ku thotë:

"Le të mos përplasin me këmbët e tyre në mënyrë që të mos shfaqin se çfarë fshehin  nga stolitë e tyre”.  Sure, en-Nur, 24:31

Dhe në një hadith sahih është përcjellur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) një ditë gjatë një tubimi në të cilin kishte edhe gra të pranishme tha:

"Kushdo që tërheq rrobën e tij nga krenaria, Allahu nuk do ta shikojë atë në Ditën e Ringjalljes"

 Dhe një nga gratë e pranishme tha: 
"O i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë këmbët tona do të jenë të ekspozuara (zbuluara)"[1],

Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: 
“Femrat ta bëjnë veshjen të gjatë sa hapësira e një pëllëmbë dore  (poshtë këmbëve).”

 Ajo tha: 
" Pastaj, një erë do të vijnë dhe do të na i zbulojë (këmbët)" [2]

Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha:
“ Ata (gratë) ta rrisin atë (xhilbabin poshtë këmbëve të tyre) nga një pëllëmbë dore hapësirë përkatësisht, në një parakrah, dhe ata nuk shkojnë përtej saj.” ( Sahīh et-Tirmidhī  nr 1731)

[1] fjalët origjinale të përmendura në transmetimin janë: "Pra, si do t’ja bëjnë gratë me pjesën e poshtme të rrobave të tyre?"

[2] fjalët origjinale të përmendura në transmetimin janë: "Atëherë këmbët e tyre do të jenë të ekspozuara"

Burimi:  Silsilat ul-Huda ue  Nur  ~ vargu i kasetave udhëzimi dhe drita ~ nr. 697

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf   (Arbrit Kraja)
Shkodër, 9 - Qeshor, 2012
Albania

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.