Saturday, June 30, 2012

Vendosja e ndonjë instrumenti mjekësor mbrenda në vaginë gjatë Ramazanit


Vendosja e ndonjë instrumenti mjekësor mbrenda në vaginë për ekzaminim.

Pyetje:
Nëse një Grua përdor dorën e saj për tu pastruar mbrenda në vaginë (dmth, pastron pjesët e turpshme me ujë pas urinimit ose për arsye të tjera siç është vendosja e pomadës apo vendosja e ndonjë tableti mbrenda në vaginë për arsye mjekësore)? Apo nëse një doktoreshë vendos dorën e saj apo ndonjë instrument mjekësor mbrenda në vaginën e saj.
Dhe nëse kjo ndodhë gjatë ditëve të Ramazanit, a mund (ose a duhet) ta prishin ajo agjërimin e saj, dhe ta kompesojë këtë ditë më vonë? 
Dhe a bëhet gusli obligim me ndonjërën prej këtyre?


Përgjigje:
Të gjitha Falemderimet i përkasin Allahut Azze ue Xhel, Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin,(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për familjen e tij dhe shokët e tij!

Në asnjë prej rasteve të lartë përmendura Gruaja nuk ka nevojë të marrë gusël xhunublleku, dhe as që nuk e ndërpret (apo e prish) agjërimin e saj.

Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin,(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

Komisioni  i Përhershëm për Fetaua:
Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Shejh: Abdur-Rezak Afifi
Shejh: Abdullah ibn Gudejan

Fetaua el-Lexhneh ed-Da'imeh lil-Buhuth el-'Ilmije uel-Ifta. - Vëllimi 5, Pyetja 5, Fetaua Nr.9881. 


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër June 30, 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.