Thursday, June 21, 2012

"Xhin-nët a kanë fuqi për ti rrëmbyer njerëzit ?"



"Xhin-nët a kanë fuqi për ti rrëmbyer njerëzit ?"

El´Allâmeh Mukbil bin Hâdî el-Wâdi´î
RahmetUllahi Teala Alejhi





 Pyetje:
A e kanë Xhin-nët fuqinë për ti rrëmbyer njerëzit ? dhe a mund të na ofroni një dëshmi; Allahu të shpërbleftë.

Përgjigje:
Po; kjo ka ndodhur në kohën e Umerit Radija_Allahu anhu- dhe po ashtu ka ndodhur në kohë tjera. Ata Xhin-nët mund ti rrëmbejnë njerëzit, dhe se ai (njeriu) qëndron tek ata për sa kohë që Allahu, dëshiron, dhe pastaj të kthehet. Allahu Mustean (Allahu është Ai, që i kërkohet ndihmë)
Nuk ka ndonjë pengesë për këtë. Ata (Xhin-nët) kanë fuqi për ta bërë këtë. Allahu Mustean (Allahu është Ai, që i kërkohet ndihmë)

Në kohën e Umerit Radija_Allahu anhu, një burrë është rrëmbyer nga Xhin-nët dhe ai qëndroi me ta për katër vjet, më pas kur ai u kthye, u tregoi njerëzve se disa Xhin mushrik e kishin rrëmbyer atë, dhe ai qëndroi tek ata si i burgosur, pastaj disa Xhin Musliman nisën një fushatë (betejë) kundër tyre dhe i mposhtën ata, dhe kështu që e sollën atë përsëri në familjen e tij.

Kjo ngjarje përmëndet në Menaar el-Sebil; etj.

Menaar el-Sebil, 2/88. Historia e njeriut të rrëmbyer është transmetuar nga Bejhakiu ( 7/445-446) dhe zinxhiri i tij është klasifikuar Sahih nga Shejlh Albani rahmetUllahi Teala alejhi, në Irva, 6/150, nr.1709


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)

Shkodër: Qeshor 21, 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.