Thursday, June 28, 2012

Rëndësia Teuhidit dhe Sunetit në jetën e Muslimanit




Rëndësia Teuhidit dhe Sunnetit në jetën e Muslimanit

Burimi: Pyetje & Përgjigje me 
Shejkh: Ahmed Ibn Umer Bazmul hafidhahullaah,
 që u zhvillua në
Xhumada el-Uola 8, 1433: (1 Prill 2012)



Pytje 1: 

Çfarë është rëndësia e Teuhidit dhe Sunnetit në jetën e Muslimanit?

Përgjigje: 
Pa asnjë dyshim çështja e Teuhidit është madhështore dhe se virtyti i tij është madhështor tek All-llahu Aze ue Xhel.

All-llahu thotë:

"Sigurisht që All-llahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij… "[An-Nisa: 116].

Prandaj (duke u bazuar në Ajetin), All-llahu i falë mëkatet e të gjithë atyre që nuk ju bindën prej Muslimanëve, nëse Ai dëshiron t'ia falë. Ashtu siç ka ardhur në Hadith Kudsi:

"O biri i Ademit, nëse ti vjen tek Unë, me gjynahe plot sa toka, e më pas më drejtohesh Mua duke mos më shoqëruar asgjë (dmth; partner në Adhurim), Unë do të vijë tek ti me falje po aq të madhe."

Megjithatë, All-llahu nuk fal asgjë që i është bashkangjitur Atij si partner. Edhe nëse ajo është Rija (syfaqësi) në vepër, e cila është forma më e vogël e Shirkut, All-llahu nuk e pranon veprimin në të cilin Rijaja është përzier me të. Ashtu siç ka ardhur në Hadith Kudsi:

" Unë jam i panevojshmi për ortak; Kush bën një vepër duke më shoqëruar Mua të tjerë në të, Unë e braktisë atë dhe ortakun që më shoqëroj. " (Muslimi, 2989)

Prandaj, çështja e Teuhidit dhe statusi i tij është madhështor.

All-llahu Azze ue Xhel thotë:

"Ata që besojnë (në Njësinë e All-llahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e ngatërrojnë besimin e tyre deri me Dhulm (me të gabuarën, duke adhuruar tjetër përveç All-llahut), (mu këta janë ata) për të cilët ka siguri të plotë. (dhe mu këta janë ata) që janë të udhëzuarit." [En-Aam: 82]

Kuptimi i ajetit është; ata që besojnë në All-llahun Azze ue Xhel si Zotin e tyre, Islamin si Feja e tyre, Muhammedin si Profetin e tyre, dhe ata nuk vijnë me asgjë nga punët e Shirkut; këtu është për qëllim fjala keqbërësit,  ku Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka sqaruar se kjo është Shirk. “Mu këta janë ata për të cilët ka siguri të plotë”. Ajo që kuptohet nga ajeti është se: Ai që e përzien Imanin e tij me Shirk, atëherë për te nuk ekziston siguri në ahiret dhe as që ka siguri apo relaksim në jetën e kësaj dunjaje.

Përsa i përket Sunnetit Profetik, statusi i tij është madhështor. Ajo është shpallje prej All-llahut Azze ue Xhel, sikurse Kur'ani.

Siç thotë All-llahu Azze ue Xhel:

"Dhe ai (Pejgamberi) nuk flet nga dëshira (e vetes tij). Vërtet, kjo është vetëm shpallje që i frymëzohet atij "[En-Nexhm:. 3_4]

Prandaj, Sunneti siç përmendet prej Imam Barbahari (rahimehUllah):

"Sunneti është Islami dhe Islami është Sunneti".

Sunneti është udhëzim i përgjithshëm i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Të bazuarit mbi këtë, ka ardhur në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ku ai ka thënë:

"Vërtet, unë ju kam lënë dy gjëra, nëse kapeni fort mbas tyre nuk do të devijoni: Libri i All-llahut dhe Sunneti im. Këto dyja nuk ndahen asnjëherë derisa të më vijnë tek Haudi."

Po ashtu, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka përmendur në hadithin që është në autoritetin e el-Irbad Ibn Sarijeh (rahimehUllah) se ndryshimi (përçarja në grupe) do të ndodhë:

"Vërtetë që kush jeton prej jush (pas meje) do të shohë mospajtime të shumta. Prandaj me ju është (të ndiqni) Sunneti im."

Thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

"Me ju është (të ndiqni) Sunneti im."

Kuptimi, se rruga e shpëtimit dhe e largimit prej sprovave dhe mundimeve është vetëm prej mënyrës së mbajtjes (dhe ndjekjes) fortë për Sunnet. Ajo që kuptohet prej thënies së Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) lidhur me vërejtjen e shumë ndryshimeve pas vdekjes së Tij, (do të thotë se) ai që nuk mbahet fort pas Sunnetit të tij, ai definitivisht do të bie në këto çështje (dmth, në këto ndryshime / përçarje / grupacione etj) të ndryshme. Edhe nëse ai pretendon se është në të drejtën ose e do të mirën dhe këshillën, ky qëllimi i të dashurit mirë nuk do ti mjaftojë atij, nëse ai nuk është duke ndjekur dhe përmbajtur fortë për Sunnetit të tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

Sunneti Profetik!  është udhëzim i përgjithshëm i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që ka ardhur me fjalët e tij, veprat e tij dhe besimin e tij, kjo është rruga e shpëtimit. Kjo është Arka e shpëtimit me lejen e Allahut Azze ue Xhel. Kushdo që hip mbi të është i ruajtur (dmth; ka shpëtuar) dhe kush qëndron prapa saj (dmth e braktisë atë- apo e lë atë) ai është i shkatërruar.

Këtu unë dua të bëjë citim për diçka shumë të rëndësishme sa i përket Sunnetit. Është ajo që, ky Sunnet Profetik nuk mund të kuptohet (në asnjë formë, metodë apo mënyrë tjetër) përveç, vetëm sipas të kuptuarit të parëve tanë të mirë Selefus-Salih (Radija_Allahu ' anhum exhma'iin). Ne nuk jemi në gjendje (të aftë) të mbeshtetemi (në të kuptuarit) e Kur'anit dhe Sunnetit (për praktikimin e Islamit) prej vetes tonë, pa e kuptuar dhe mësuar atë, sipas të kuptuarit e Selefus-Salih (Radija_Allahu ' anhum exhma'iin). Në të vërtetë prej çështjeve më të rëndësishme të Sunnetit dhe çështjeve më madhështore të Sunnetit është mbajtja (të kapurit fort dhe të kuptuarit drejtë / saktë) në Menhexhin e Selefus-Salih (Radija_Allahu ' anhum). 

Prandaj, kushdo që e ndan të kuptuarit e Selefus-Salih prej Sunetit, ai ka ndarë Sunetin dhe nuk e ka pranuar atë (në tërësi). Ky individ ka hequr / larguar prej Sunnetit një gjë e cila është pjesë e saj (dmth- Menhexhin e Selefus-Salih Radija_Allahu ' anhum exhma'iin ) dhe një bazë (madhështore) e të mrekullueshme të saj, e cila është të kuptuarit dhe të kapurit shumë fort në atë që ishin Selefët tanë (Radija_Allahu anhum exhma'iin)."

Fund. Shkodër Qershor 26, 2012



Përshtati: Ebu Jusuf el-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër Qeshor 26, 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.