Shejkh:
Ahmed ibn Umer Bazmul (hafidhahUllahu teala)
Pyetje
& Përgjigje (pjesa 2 të)
Pyetja
e tetë:
Disa njerëz thonë:
"Unë besoj se Menhexhi Selefi është i vërtetë (hak), por sidoqoftë karakteri i disa Selefive më largon mua nga ky Menhexh".
Përgjigje:
Përgjigja për këtë
pyetje është në shumë aspekte.
Së pari: a e keni pranuar Islamin dhe ndjekë
Menhexhin Selefij për njerëzit apo për Allahun?
Për Allahun, Azze ue
Xhel, (dhe) për të ndjekur Fenë e Tij, dhe për të kërkuar shpërblimin vetëm nga
Ai i Lartësuar dhe i Madhëruar. Ju nuk mund ta kërkoni shpërblimin nga njerëzit.
Nëse njerëzit bëjnë gabime, atëherë qëndroni larg prej gabimeve të tyre. Dhe ai
i cili përzihet me njerëzit dhe bën durim ndaj dëmin të tyre është më i mirë
sesa ai apo ata të cilët nuk përzihen me njerëz. Kjo është gjëja e parë.
Së dyti: Nëse ju gjeni
prej vëllezërve tuaj ndonjë kundërshtim apo gabim apo sjellje të keqe, dhe ata
janë Selefi, atëherë ti këshilloj dhe sqaroj ata, dhe bëhu i kujdes’shëm në
drejtimin e tyre.
Së treti, pasha Allahun,
vëllezërit tuaj Selefij me sjelljet e tyre të këqija gjë për të cilën ju
ankoheni rreth tyre, pasha Allahun, ata janë më të mirë se hizbit, ata (dmth/
hizbit) që për të cilët ju pohoni apo pretendoni të kenë apo posedojnë moral
dhe sjellje të mirë.
Së katërti, Selefiu në sjelljen e
tij është më shumë fisnik (krenar) sesa hizbiu i cili ka sjellje dhe moral.
Sepse hizbiu është i përulur dhe i nënçmuar për shkak të hizbijes së tij, dhe
kundërshtimit të tij, që ai e bën ndaj së vërtetës.
Së pesti, ne të themi ty o
vëlla, (që) shejtani në lidhje me këto Selefi është i zellshëm për të shkaktuar
konflikte dhe mosmarrëveshje mes tyre dhe s’pushon duke u përpjekur për të
korruptuar moralin dhe sjelljet e tyre, kështu që mos e lejo veten o vëlla që
të jesh një gjah për të (shejtanit) se ai të largon ty prej vëllezërve tuaj Selefij.
Gjithashtu shejtani është larg prej atyre hizbive, sepse shejtani nuk vjen në
një shtëpi që tashmë është e shkatërruar. Ashtu siç disa prej Selefëve thonë :
unë mendoj se el-Auzai apo të tjerë veç tij:
"Ehlus Sunneh i bën njerëzit që të largohen apo të
izolohen (mbyllen) larg prej tyre."
Pse? Sepse shejtani u vjen atyre dhe përpiqet
që ti tundoj ata dhe pastaj përpiqet për ti larguar njerëzit sa më larg prej
tyre. Sa i përket njerëzve të risisë (bidatit), ata kanë paqe dhe qetësi,
kështu që shejtani mund ti përdorin ato si një kurth për ti larguar njerëzit
nga rruga (Akidja dhe Menhexhi ) i drejtë.
Kështu që kini kujdes,
ruhuni që të mos jeni të mashtruar prej moralizmit të mirë të këtyre njerëzve (hizbive)
dhe që ju të bieni në kurthin e tyre (hizbive), se me të vërtetë kjo nuk është
asgjë tjetër, por helm dhe shkatërrim. Dhe kini kujdes, ruhuni që ju mos të largoheni
nga e vërteta për shkak të disa ftofjeve ose disa marrëdhënieve të këqija që ju
mund të gjeni në disa prej vëllezërve tuaj (Selefij).
Allahu, mos na sprovoftë, atëherë në qoftë se ju ndieni vështirsi në këtë drejtim, dhe nëse ju bëheni të durueshëm dhe e kërkoni shpërblimin tuaj tek Allahu, ju do ta gjeni atë (shpërblimin tuaj) tek Allahu Azze ue Xhel.
Kështu që kini kujdes
prej çështjeve të ngjashme me këtë.
Allahu ju bekoftë.
Insha-Allah, vijon me pyetje tjera …
Pershtati vëllau juaj Selefij: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.