Çfarë të
bëjmë nëse është Bajram në ditë Xhuma?
A bie
obligueshmëria e Xhumasë dhe drekës për një person, qoftë ai edhe Imami që e
falë namazin e Bajramit?.
Nëse Bajrami
bie në ditë të Xhuma, atëherë (nuk është obligim) pjesmarrja në namazin e Xhumasë
për këdo që ka marrë pjesë në namazin e Bajramit, përveç Imamit. Sigurisht që ai nuk lirohet prej obligimit përveç nëse
njerëzit nuk mblidhen për namazin e Xhumasë.
(Shënim i
përkthyesit Ebu Jusuf - Shejh Abdul-aziz Bin Baz rahimehUllah, në Mexhmu fataua
vol 4, fq 504, fataua nr 556, thotë ; për atë që e ka falë namazin e Bajramit, atij
i lejohet të mos e falë namazin e Xhumasë, por në vend të sajë të falë namazin
e drekës)
Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin
tonë Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij dhe gjithë
shokët e tij!
Komisioni i Përhershëm për
Fetaua:
Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Shejh: Abdur-Rezak Afifi
Shejh: Abdullah ibn Ku'ud
Rahime-humullah
Fetaua el-Lexhne ed-Da'imeh lil-Buhuth el-Ilmije uel-Iftaa,
vëllimi 8,fq 179,
fetaua nr.2140
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 30 Korrik 2012
Shejkh
Salih Feuzan hafidhehUllah, ka thënë:
"Nëse
namazi Bajramit bie në të njëjtën ditë me namazin e Xhumasë, kush e falë namazin
e Bajramit nuk e ka obligim namazin e Xhumasë. Mirëpo namazi Xhumasë bëhet Sunet
i rekomanduar për të. Përsa i përket asaj që ka të bëjë me Imamin e Xhamisë,
ai është i obliguar që ti falë të dyja (namazet) si namazin e Bajramit ashtu dhe
namazin e Xhumasë, sepse ai nuk mund ta lënë namazin e Xhumasë për shkak se ata
që zgjedhin për ta falur namazin e Xhumasë, kanë nevojë për një imam. (Feuzan
2/257). "
Fetva
të gjedhura prej Salih el-Feuzan. Liban:Er-Risaaleh. 1425/2004
Përshtati
dhe përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër
7 Dhul Hixhe 1433
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.