Dallimi hënës lokale apo ndërkombëtare?
Shejkh Muham-med Ibn Salin el-Uthejmin rahimehUllah
el-Ekallijet el-Muslim - Fq 84, fetvaja Nr.23
Pyetja:
A duhet që ne ta fillojmë dhe ta përfundojmë agjërimin
tonë në përputhje me dallimin e hënës së re në Arabinë Saudite apo duhet ta
bëjmë atë në përputhje me dallimin e hënës së re në vendin ku ne jemi (jetojmë)?
Përgjigjje:
Ekzistojnë / apo janë më shumë se gjashtë mendime të ndryshme
në mesin e Dijetarëve në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, për dallimin e
hënës janë dy pika kryesore.
E para është, se secili duhet ta dallojë hënën në vendin e
vet dhe në ato vende ku hëna lind në të njëjtën kohë, ato duhet ta ndjekin atë.
Arsyeja për këtë është se koha në të cilën ngrihet (lind) hëna, varion (ndryshon) nga
vendi në vend.
Mendimi i dytë është, se per fillimin e muajit të ri mjafton apo
nevoitet vetëm qe të konfirmohet në nje prej vendeve Muslimane. Nëse dallimi
i hënës së re është konfirmuar në çfarëdo vendi Musliman qofte ai, atëherë është obligim
për të gjithë Muslimanët (ane e mbare botes) që ta përdorin këtë dallim për të filluar agjërimin e
Ramazanit apo ta përfundojnë atë.
Sipas opinionit të fundit, nëse muaji i ri është konfirmuar në Arabinë Saudite është
obligim mbi të gjithë Muslimanët, në të gjithë cepët (pjesët) e botës, të
agjërojnë nëse është fillimi i Ramazanit dhe ta përfundojnë agjërimin e tyre,
nëse kjo është fillimi i Sheualit . Ky është mendimi që zakonisht mbahet nga
pasuesit e medh'hebit të Imam Ahmed Ibn Hanbel rahimehUllah.
Megjithatë, mendimi i parë është më i saktë për shkak të
argumenteve prej Kur'anit dhe Sunnetit, dhe për shkak të analogjisë.
Përsa i përket Kur'anit, Allahu (Subhanehu ue Te'ala)
thotë
{Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit
Kur'ani; udhëzim për njerëzimin, prove e qartë për udhëheqje dhe kriteri
(dalluesi i qartë për të drejtën dhe të gabuarën). Kështu pra, kushdo prej jush
që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit duke qenë në
shtëpi) ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ...} [Sure el-Bekareh, 185].
Kjo fjalia e fundit është një vendim me kusht, dhe gjykimi
që përmban një vendim me kusht, është i vendosur për të gjithë ata kur ky kusht
vlen (që të zbatohet) dhe ai anulohet (shfuqizohet) për të gjithë ata, për të
cilët ky kusht nuk vlen (dmth nuk zbatohet). Pra vendimi: “Kështu pra, kushdo
prej jush që dallon (hënën e re të natës së parë) të muajit (të Ramazanit duke
qenë në shtëpi) ai duhet ta agjërojë këtë muaj; ...} [Sure el-Bekareh, 185].
Është mëse e njohur mirë në mesin e astronomëve, se koha
që hëna ngrihet (lind) ndryshon nga vendi në vend. Hëna mund të shihet në një
vend dhe jo në një tjetër. Prandaj, sipas Ajetit, kush nuk e sheh ai nuk është
i obliguar për të agjëruar.
Përsa i përket Sunnetit, Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem) ka thënë:
“Filloni
agjërimin me dallimin e (hënës së re të Ramazanit) dhe përfundojeni atë me dallimin
e saj (hënës së re të dalë për muajin Sheual), e nëse keni pengesë nga retë,
atëherë plotësojeni Shabanin tridhjetë ditë”
Ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
« Nëse ju e dalloni (shikoni) atë »
Prandaj, Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e lidhi (bashkoj) gjykimin me dallimin, dhe
nëse një gjykim është i lidhur për një shkak, atëherë ai gjykimin anulohet në
mungesë të shkakut.
Lidhur me analogjinë, ne themi që, sa më shumë që kohët
për fillimin e agjërimit dhe thyerjen e agjërimit çdo ditë ndryshon nga vendi
në vend, kështu që në mënyrë të njëjtë, koha për fillimin dhe përfundimin e agjërimit
mujor gjithashtu ndryshon. Për shembull, ne këtu në Riad, e fillojmë agjërimin
tonë për çdo ditë përpara atyre (popullit të El-Hixhaz) dhe ne po ashtu e
prishim agjërimin përpara tyre . Prandaj pra, është obligim për ne që të
fillojnë agjërimin tonë, ndërsa ata janë ende duke ngrënë. Në anën tjetër, në
fund të ditës ne jemi duke ngrënë, ndërsa ata janë akoma duke agjëruar. Dhe për
këtë arsye, çdo vend ka gjykimin e vet për shkak të ndryshimit në kohën që
dielli ngrihet (lind) dhe përëndon, e njëjta gjë vlen edhe për shkak të
ndryshimit në kohën kur Hëna lind dhe përëndon.
Prandaj, përgjigja e pyetjes është e qartë.
Që është obligim për ju, që ju të ndiqni shikimin e hënës
së re në vendin ku ju jeni (jetoni / banoni).
Shejh Muhammed Ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah.
el-Ekallijet el-Muslim - Fq 84, fetvaja No.23
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër, Korrik 17, 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.