Du'aja Kunutit
Lidhur me ngritjen e duarve dhe thënien 'Amin '
me zë të lartë pas Du'aas së thënë
Shejkh' Ubeid el-Xhabiri hafidhehUllah
Shejkh ' Ubeid el-Xhabir: Unë personalisht nuk e konsideroj të
lejueshme për të shtuar në Kunut dhe zgjatjen me lutje shtesë, për shkak se
kundërshton Sunnetin.
Pyetje nr. 65:
Gjatë namazit te Teravive, ndërsa Imami është duke recituar
lutjet përfundimtare në Kunut, çfarë gjykimi ka lidhur me thënien 'Amin me zë
të lartë pas Du’ave që thuhen, si dhe për ngritjen e duarve dhe lutjet shtesë?
Përgjigje nga Shejkh Ubeid 'el-Xhabiri hafidhehUllah:
Kjo pyetje ndahet në tri pjesë.
Së pari, lidhur me thënien 'Amin "pas imamit në
namaz, nëse është në namazin e Vitrit ose në Tehexhud (e mesnatës) ose ky lloj
i namazit, atëherë nuk ka asgjë të keqe me këtë. Dhe ju mund të vazhdoni ta
bëni këtë, dhe se është e lejuar për ju të thoni "Amin" pas Imamit.
Kjo ndodhë kur ai që falet e dëgjon Imamin duke thënë Du'a të tilla si
'Allaahumme ...' [ose 'Rabbena']. Megjithatë, kur Imami është duke e Lartësuar
All-llahun Aze ue Xhel, atëherë ju nuk thoni "Amin," por qëndroni të
qetë (të heshtur).
Megjithatë nëse Imami bën Du'a në namazin e mëngjesit, atëherë
ju nuk thoni Amin, se kjo është bidat.
Së dyti, lidhur me ngritjen e duarve gjatë Kunutit,
nëse kjo ndodh gjatë Kunutit në sabah (mëngjes), atëherë ju nuk duhet ti ngreni
duart tuaja – se kjo është bidat, megjithëse duhet ditur se namazi është i
saktë, por ju nuk duhet ti ngreni duart tuaja edhe nëse Imami juaj vazhdon duke
i thënë këto Du’a. ...
Së treti, lidhur me Du’atë shtesë në Kunut siç
është e ditur në Kunutin e Hassan bin ‘Ali radija_Allahu anhumma, që ju mësua
atij nga vetë Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë ky Kunut është një
Du’a e shkurtër. Unë personalisht nuk e konsideroj të lejuar për të shtuar në
këtë Kunut dhe zgjatjen me Du’a shtesë për shkak se kundërshtojnë Sunetin të
cilin vetë Pejgamberi Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ja mësoj nipit tij të
madh, Hasanit.
Përveç kësaj, këto fjalët shtesë përmbajnë lëvdata të rreme (të
kota) që shpiken në Du’a dhe shkaktojnë vështirësi për ata që falen pas Imamit,
ju gjeni edhe Imamë që shpeshherë e bëjnë këtë recitim me një melodi të tillë
sikurse duke kënduar, dhe që ndërkohë recitimi me zë të bukur duhet të bëhet
vetëm në recitimin e Kur'anit.
Materiali është marrë nga: http://www.salafitalk.com
- Shtimi i fjalëve
shtesë në Du’anë e Kunutit – Shejkh El-Uthejmin rahimahUllaah.
- Zgjatja e Du’asë
së Kunutit – Shejkh Mukbil rahimahUllaah – (Përkthyer nga Abu Talhah Dawud
Burbank rahimahUllaah)
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
A'Shkodera 31 Korrik 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.