Pesë Kategoritë e njerëzve lidhur me Syfyrin dhe kohën e Sabahut.
El-Imam Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah ka thënë:
"Në këtë çështje ka pesë kategori":
1- Personi
është i sigurt se Sabahu nuk është shfaqur. Si shembull: Shfaqja e Sabahut është
në orën pesë dhe personi ha dhe pi në katër e tridhjetë. Agjërimi i tij është i
saktë.
2- Personi
është i sigurt se Sabahu është shfaqur. Si shembull: Personi hante në pesë e tridhjetë (edhe pse Sabahu u shfaq në pesë). Agjërimi i këtij personi është i
pavlefshëm.
3- Personi
ha, por ai nuk është i sigurt nëse Sabahu është shfaqur apo jo. Megjithatë në
bindjen e tij ai beson se Sabahu nuk është shfaqur. Agjërimi i tij është i saktë.
4- Ai
ha dhe pi dhe është i bindur në besimin e tij se Sabahut është shfaqur.
Agjërimi i tij nuk është i vlefshëm.
5- Ai
ha dhe pi duke qenë i hezituar poshtë e lartë (në se Sabahu është shfaqur apo
jo) dhe në vete ai nuk ka asgjë bindëse mbi këtë çështje. Agjërimi i tij është i
saktë. "
Shejhu rahimehUllah vazhdon duke thënë:
"Edhe nëse atij i bëhet e qartë se Sabahu tashmë është shfaqur,
agjërimi i tij është i saktë bazuar mbi (Parimin në Islam) duke u justifikuar
për shkak të paditurisë mbi këtë situate (çeshtje)."
Marrë nga: "ed-Durur el-Menthur
të Ahkam el-Iftaar ues- Suhur " fq.
76 me shpjegimin e Imam Uthejminit të Zaad el-Musteknaa (6/408-409)
Përktheu në Anglisht nga Arabishtja vëlla; Ebu Jusuf Khalife (Abu
Yusuf Khaleefah ) Masjid Nur Allaah
Natën e 2 të Ramazanit / 21 Korrik 2012
http://multiply.com/gi/31097:journal:132
Natën e 2 të Ramazanit / 21 Korrik 2012
http://multiply.com/gi/31097:journal:132
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 21 Korrik 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.