Kur u fillon fëmijëve agjërimi?
Fetaua el-Lexhne ed-Da'imeh lil-Buhuth
el-Ilmije uel-Iftaa, vëllimi 10,
fetaua nr.1787
Pyetje:
Kur duhet të fillojë agjërimi për fëmijët?
Përgjigje:
Fëmitë duhen urdhëruar që ta falin namazin kur ata të arrijnë
moshën shtatë vjeç, dhe ata duhet rrahur (në mënyrë educative / të lehtë) për neglizhimin
(e të falurit të namazit) kurë të arrijnë moshën dhjetë vjeç. Dhe bëhet obligim
për ta kur të arijnë moshën e pjekurisë. Dhe në rastin e
mashkullit mosha e pjekurisë dallohet nga:
1 - Ejakulimi i spermës për shkak të nxitjes (dëshirës) seksuale.
2 - Shfaqja e qimeve dhe rritja e tyre përrreth organit gjenital.
3 - Shfaqja e ejakulimit të spermës kurë sheh ëndrra seksuale.
4 - Ose kur arrinë moshën pesëmbëdhjetë vjeç.
Gjithëashtu të njëjtat aplikohen edhe për rastin e femrës, përveç
faktit që (shtesë) asaj i vijnë edhe menstruacionet.
Bazat e parimeve në lidhje me të lartëpërmendurat është çfarë ka
transmetuar imam Ahmed dhe Ebu Daud nën autoritetin e Amr ibn Shuajb dhe nën
autoritetin e babait dhe gjyshit të cilët kanë thënë se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Urdhëroni fëmijët tuaj të falen kur të arrijnë moshën
shtatë vjeç dhe rrihni ata (për neglizhimin e të falurit) kur të arrijnë moshën
dhjetë vjeç, dhe ndani ata nga njëri-tjetri në krevat " (1)
Po ashtu nga A'isha radija_Allahu anha, transmeton se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, ka thënë:
"Lapsi nuk shkruan për tre persona: Personit që fle derisa të zgjohet, fëmijës derisa
të mbërrijë moshën e pjekurisë, dhe të sëmurit mentalisht derisa të arrijë të kuptojë
(shërohet)" (2)
(1) Hadithi transmetohet nga Imam Ahmed, vëll 2, fq 180-187. Nga
Ebu Daud, vëll 1, fq 334, nr 495. Dhe të tjerë.
(2) Hadithi transmetohet nga Imam Ahmed, vëll 6, fq 100-101 dhe
144. Nga Ebu Daud, vëll 4, fq 558, nr 4398. dhe Tirmidhi, vol 4, fq 32, nr 1423,
i cili e ka bërë Hadith Hasen. Dhe të tjerë.
Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë
Muhamedin,(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për familjen e tij dhe gjithë shokët
e tij!
Komisioni i Përhershëm për Fetaua:
Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Shejh: Abdur-Rezak Afifi
Shejh: Abdullah ibn Gudejan
Shejh: Abdullah ibn Ku'ud
Përshtati
dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër
June 30, 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.