Sunday, July 1, 2012

A e prish agjërimin gjilpëra mpirse?


A e prish agjërimin gjilpëra mpirse (anestezi)?
Pyetje: 
Një dentist për kurim të pacientave duhet tu bëjnë atyre gjilpëra mpirse (anestezi) në gojë, e cila nuk përmban asnjë substancë ushqyese. A ndikon tek agjërimi kjo gjilpërë? Po ashtu duke marrë në konsideratë se pacienti mund ta shtyjë kurimin deri në mbrëmje ose mbas përfundimit të Ramazanit?

Përgjigje:
Nuk ka asnjë problem që pacientit agjërues ti bëhet gjilpër në gojë apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit  për anestezi (mpirje) për shkak të kurimit të tij, sepse kjo gjilpërë nuk përmban asnjë substancë ushqyese.

Me Allahun qëndron i gjithë suksesi.
Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin,(sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!

Komisioni i Përhershëm për Fetaua:


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Korrik 1,7,2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.