Friday, July 13, 2012

A lejohet ta prish agjërimin për shkak të punës së rëndë



Pyetje:

Cili është mendimi i shkëlqesisë tuaj, për një person, që puna e tij është e mundimshme, dhe është e vështirë për të që të agjeroj, a i lejohet atij që ta ndërpresë agjërimin?

Përgjigje:

Mendimi im mbi këtë çështje është; që personi të prishë agjërimin e tij për shkak të punës, është e ndaluar dhe nuk lejohet. Në qoftë se ai nuk e ka të mundshme që të koordinoj punën e tij me agjërimin, atëherë ai duhet të marrë pushime nga puna gjatë muajit të Ramazanit, në mënyrë që agjërimi i  muajit të Ramazanit të jetë sa më i lehtë për të. 
Agjërimi i Ramazanit është një prej shtyllave të Islamit dhe nuk lejohet që ta braktisësh atë.


Shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin RahimehUllah
Verdiktet Islame mbi shtyllat e Islamit, vol.2, fq.630


Përshtati: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër, Gusht, 2011.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.