Ç'gjykim ka ai që nuk Falet, por Agjëron Ramazan ?
(Shejh Salih el-Feuzan,
Allahu e ruajt)
Pyetje e paraqitur për: Al'lameh Shejh Salih el-Feuzan (rahimehUllah)
Pyetje.
Ç’gjykim ka personi që Agjëron muajin e bekuar të Ramazanit pa e falur (Namazin)
aspak, dhe pa asnjë justifikim (të-ligjëruar) duke ditur se ne e kemi
këshilluar atë shumë herë, por ai nuk ka dëgjuar?
Përgjigje:
Ai i cili e braktis Namazin, Agjërimi e as ndonjë vepër tjetër
nuk konsiderohet i saktë (pranohet) prej tij. Kjo sepse ai i cili e
braktis Namazin nuk ka besuar dhe çdo vepër që vjen prej Mosbesimtarit nuk
është e saktë (pranuar). Namazi është shtylla e dytë prej shtyllave të Islamit
kurse Agjërimi është shtylla e katërt. Për këtë arsye Namazit i është dhënë
përparësi ndaj Agjërimit dhe kjo është shtyllë e Islamit.
Për këtë arsye ai i cili nuk falet, Agjërimi i tij ose çfarëdo lloj veprimi
tjetër nuk pranohet prej tij. Mbi të është që të pendohet tek Allahu i
Madhëruar dhe i Lartësuar, dhe të falë pesë kohët e Namazit çdo ditë. Pastaj
pas kësaj, ai mbikqyrë pjesën tjetër të çështjeve të Fesë së tij, si Agjërimi e
të tjera pas tij.
Për sa kohë që ai nuk falet ai nuk është Musliman dhe veprat e tij nuk
janë të pranuara. Namazi është shtyllë e Islamit.
"A mund të qëndrojë një ndërtesë pa shtylla!?
Kjo është e pamundur. "
Marrë nga: "El-Muntka min Fetaua Fade’latish - Shejh Salih ibn
Feuzan ibn Abdilah el-Feuzan" (3/159) Fetaua nr, 242.
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=122277
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër / 28 Sha'ban 1433/ 18 Korrik 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.