Hixhretit / Migrimi prej vendeve të Kufrit dhe Shirkut
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah & Shejkh Muhammed ibn Salih el-Uthejmin rahimehUllah
Rreziqet e banimit (qëndrimit) në tokat e Kufarëve -
Shejkh Muḥummed Ibn
Hadi el-Medkhali
Shejkh
Muhammed ibn Hadi el-Medkhali HafidhahUllah.
Rreziqet
e qëndrimit ne tokat e Kufarëve
"Sepse Mosbesimtarët
në tokat e tyre, ata e nxisin dhe e inkurajojnë njëri
- tjetrin për në Mosbesim (Kufër - Mohim), sepse ata janë të njëjtë"
All-llahu Subhanehu ue
Teala ka thënë:
"Ata duan
(dëshirojnë) që ju të hidhni (mohoni) tej Besimin (Fenë tuaj) ashtu siç e
hodhën (mohuan) ata (Besimin e tyre), që ju të bëheni të gjithë njësoj (si
njëri tjetri, pa dallim), kështu që (ju) mos i zgjidhni mbrojtësit dhe miqtë
prej tyre,… " (An-Nisa 4:89)
Pra, ata kërkojnë (me çdo
mënyrë dhe kusht) që të na largojnë ne nga Besimi, dhe ne lusim All-llahun për
Faljen dhe Mbrojtjen e Tij.
"All-llahu don t’jua
pranojë juve pendimin, kurse ata që ndjekin epshet e tyre, duan tmerrësisht që
ju (besimtarët) të largoheni (devijoni) larg e më larg prej Rrugës së Drejtë.
All-llahu don ta
lehtësoj barrën për ju dhe (sepse) njeriu u krijua i dobët (nuk mund të jetë i
duruar që t’i shmangë marrëdhëniet intime me gratë) "(An-Nisa 4: 27-28)
Ata (Mosbesimtarët) nuk
kërkojnë asgjë tjetër përveç kësaj.
All-llahu Azze ue Xhel ka
thënë:
"Kurrë, as çifutët
dhe as kristianët nuk do të jenë të kënaqur me ty (O Muhammed sal-lAllahu
elejhi ue sel-lem), derisa ti të ndjekësh Fenë e tyre." (El-Bekareh, 2:120)
All-llahu Subhanehu ue
Teala thotë:
"Ata duan
(dëshirojnë) që ju të hidhni (mohoni) tej Besimin ashtu siç e hodhën (mohuan)
ata (Besimin e tyre), që ju të bëheni të gjithë njësoj (si njëri tjetri, pa
dallim), kështu që mos i zgjidhni mbrojtësit dhe miqtë prej tyre
…"(An-Nisa 4:89)
Dhe
"Vërtetë që
Mosbesimtarët janë për ju kurdoherë armiq të hapur." (An-Nisa 4:101)
Qëllimi këtu është ajo
çfarë ata kërkojnë (synojnë), dhe ata kanë qenë fitimtar mbi këtë grua dhe
burrin e saj (në pyetje) dhe ne lusim All-llahun për Faljen dhe Mbrojtjen e Tij.
Kjo është ajo çfarë është
e dukshme qartë O' vëllezërit e mi – se qëndrimi (të jetuarit) në tokat e
mosbesimit (kufrit) është shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Për ata Muslimanë që
jetojnë atje (në tokat e mosbesimit / kufrit), është për tu frikësuar prej
devijimit dhe shkatrrimit që mund të ndodhë me ta.
I Dërguari i All-llahut
sal-lAllahu elejhi ue sel-lem ka thënë:
"Unë jam i (shfajësuar 1)
prej çdo Muslimani që qëndron në mesin e Mushrikëve."
Ne e pyetëm:
"Pse
është kjo, O i Dërguari i All-llahut?"
"Ai u përgjigj"
"Zjarret e tyre nuk
duhet të jenë të dukshme për njëri-tjetrin."
Për shembull, nëse jeni
duke jetuar në një shkretëtirë, ju duhet të jeni aq larg njëri-tjetrit saqë në
qoftë se ata e ndezin një zjarr për veten e tyre ju nuk mund të jeni në gjendje
(dmth; nga distanca e largët që keni prej tyre, ju nuk jeni gjendje) për ta parë atë,
dhe në të kundërt e saj, në qoftë se ju do të ndizni zjarr, atëherë ai (mosbesimtari)
nuk mund të jetë në gjendje për ta parë atë.
O Abdullah-Rob i All-llahut- duhet të ketë një ndarje
mes teje dhe atij në mënyrë që ti mos ta shifësh fytyrën e tij dhe të bëhesh
shpirtbutë ndaj tij dhe as të jesh i mëshirshëm ndaj tij, ju as duhet të jeni i
butë me të, e as nuk duhet ta kënaqni apo toleroni atë, (dhe nëse ju e bëni
këtë ), atëherë gjithçka do të bëhet normale midis teje dhe atij
(Mosbesimtarit). Kjo është ajo çfarë ndodhë me një Musliman, kur ai
fillimisht shkon apo udhëton për në një vend Mosbesimit-kufrit.
Ai fillimisht fillon të
urrejnë shumë gjëra, por atëherë kur ai qëndron për një numër ditësh, urrejtja e tij i
zvogëlohet, dhe pastaj kur ai qëndron për muaj të tërë atij i zhduket (i humbet)
urrejtja dhe ndoshta atëherë ai do të fillojë praktikimin e asaj që ata
Mosbesimtarët e bëjnë, dhe e praktikon tekstualisht ashtu si ata. All-llahu na Ruajtë.
I këshilloj vëllezërit
tuaj që jetojnë në tokat e Mosbesimtarëve-kufrit që të kenë frikë All-llahun, në vetvete
dhe në fëmijët e tyre meshkuj dhe femra, sepse kur fëmija - mashkull ose femër
arrin moshën 18 vjeç atje, prindërit nuk kanë më autoritet mbi të. Vajza
largohet, del dhe bën çfarëdo që ajo dëshiron.
Nëse ajo bën imoralitet-zina, është e
qartë dhe dihet se në ato vende nuk ka asnjë problem dhe se ju nuk keni asnjë
autoritet mbi të (vajzën tuaj). Nëse ju, si babai i saj do kishit për ti folur
asaj më një mënyrë si formë këshille, atëherë ajo do t’ju marrin ju në
autoritetet lokale dhe ata do t’ju vëndosin (ndëshkojnë) në burg, dhe kjo është
ajo e gjitha që ju keni bërë (dmth ti ke marrë fund)! Gjithashtu djali
juaj, nëse ai kryen krime etj (fjalë e paqartë), dhe nëse ju i vëndosni duart
tuaja mbi të (dmth e qorton ashpër për atë vepër të shëmtuar që ai ka bërë) ata
(autoritetet lokale) do të ndëshkojnë ty me burg.
Pra, çfarë përfitimi (apo
dobie) ka të jetuarit (qëndruarit) në këto vende?
Për Muslimanin është
obligim që të migrojnë (bëjë Hixhret) në tokat Muslimane, kjo sipas mundësive
dhe aftësive të tyre. Shumë njerëz kërkojnë (për të jetuar) në Mbretërinë (e
Arabisë Saudite), ne themi se nëse është e mundur, kjo është një gjë e mirë dhe
nëse kjo nuk është, atëherë çfarëdo vendi nga vendet e Muslimanëve është më
mirë për ju, sesa të jetoni në të tjera vende sikurse në vendet e Mosbesim.
Fatkeqësisht në këtë
epokë, diçka tjetër është keqkuptuar. Në ditët tona, ata të cilët shkojnë në
tokat Mosbesimit i quajnë "Emigrantë" që kemi dëgjuar në lajme
"Një varkë fundoset në bregdetin e Afrikës veriore, duke vrarë kështu
emigrantë të cilët ishin në rrugën e tyre për në Itali" ata njoftuan se
vetëm natën e fundit u gjenden kufomat e"40 ose 90 emigrantëve,"
Po vallë! a
konsiderohen këta emigrantë?
Migrimi (el-Hixhra /
Hixhreti) është të ikësh nga një vend i shirkut në një vend Musliman, e jo nga
vendi Musliman në tokën e shirkut, kjo është e gjitha gabim. Hixhreti (Migrimi)
është nga vendi i shirkut në tokë Muslimane, kështu që ata njerëz nuk janë emigrantë
(dmth që bëjnë Hixhra për të ruajtur Fenë e tyre), ata janë bojkotues të Fesë
së tyre që shkojnë (dmth bëjnë të kundërtën e saj – bëjnë Hixhra nga vendi
Musliman) për në tokat / vendet e Mosbesimtarëve.
Një gjë tjetër është se
ata nuk shkojnë atje për një arsye të ligjëruar (saktësisht sipas rregullave të
Islamit) të tilla si; të shkuarit për të mësuar diçka të nevojshme, apo si
tregtia etj që nënkuptojnë udhëtim (për në tokat kufare), Jo! kjo nuk është ajo
arsyeja e tyre.
Ata shkojnë atje (në ato
vende Kufrit) për gjëra tjera, që me të cilat ata mendojnë se do të
favorizohen, të tilla si sigurim me furnizim të bollekshëm dhe strehim (të
drejtën e qëndrimit) në Evropë apo Amerikë, dhe të tjerët prej tyre
(Mosbesimtarëve) vazhdojnë që ti nxisin njerëzit për këtë, në media dhe faqet e
internetit, ju klikoni një link dhe ai thotë "Urime ju ve fituat një
leje për të qëndruar në SHBA na kontaktoni për të ... " kështu që në
këtë mënyrë, gradualisht ata mund tu pushtojnë dhe robërojnë ju, dhe kështu me
radhë të tjerat.
Ajo që është mbi
vëllezërit tanë, është që të kenë frikë All-llahun, dhe të mos jetojnë
(qëndrojnë) në tokat Mosbesimtare përveç një nevojë me domosdoshmëri e
cila është në përputhje me rëndësinë e saj dhe kur ajo nuk ka më asnjë nevojë apo
domosdoshmëri të mëtejshme, atëherë qëndrimi nuk është i lejuar për ata, që të
qëndrojnë aty prej atëherë e tutje. "
Fund. 24
shtator 2011.
Shënim i
përkthyesit;
''
Unë jam i shfajësuar (1) nga
çdo Musliman që qëndron në mesin e Mushrikëve"
''Do të
thotë se; I Dërguari i All-llahut Sal-lAllahu alejhi ue selem, jua ka bërë të
qartë dhe i ka paralajmëruar Muslimanët për rrezikun që u kanoset atyre
nëse ata qëndrojnë në mesin e Mushrikëve, dhe po ashtu nëse ato vdesin në këto
vende Kufrit dhe Shirkut. Dhe se Ditën e Gjykimit kurë të dalin para All-llahut
Subhanehu Ue Teala, për tu marrë në Llogari,
” Melekët u
thonë: “A nuk ishte toka e All-llahut e gjerë dhe e mjaftueshme për ju për t’u
shpërngulur në të?”[An-Nisa 4: 97] ata
nuk do kenë justifikim për qëndrimin e tyre në vendet e Kufrit ,“ Përveç të dobtëve nga burrat, grat dhe fëmijët, të cilët
nuk kishin mundësi të gjenin as mënyrë, as rrugë (për shpërngulje). Për këta ka
shpresë se All-llahu do t’i falë. All-llahu është Falës, Mëshirëplotë."[ An-Nisa
4: 98-99 ] dhe po ashtu nëse i zën vdekja në këto
vende,” Melekët do tu thonë: “ Në çfarë gjendje
ishit?” Ata përgjigjen: “Ne ishim të dobët dhe të shtypur në tokë.”[An-Nisa 4:
97] sepse i Dërguari i All-llahut Sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem, ua ka bërë të qartë rrezikun që u kanoset atyre nëse
qëndrojnë në këto vende''
Pra:
All-llahu
i Madhëruar, në ajetin e mesipërm nuk ka lejuar dikë që të arsyetohet për
qëndrimin në vendet e kufrit përveç të dobtëve të cilët nuk kanë mundësi që të
bëjnë Hixhret (të emigrojnë).
Të
udhëtuarit në tokat e Mosbesimtarëve është i ndaluar përveç rasteve kur është e
domosdoshme si p.sh: për kurim, për tregti, për të marrë ndonjë specializim të
dobishëm etj. Pra, këto gjëra lejohen përsa kohë që janë të nevojshme, e kur të
ketë përfunduar është detyrë kthimi i tij në vendet e Muslimanëve.
Këto fjalë janë shkëputur
nga Libri i Doktor esh-Shejkh A’llameh Salih ibn Feuzan el-Feuzan
HafidhahUllah, me titull: El-Vela uel-
Berra- Miqësia dhe Armiqësia.
Përshtati dhe përktheu: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër Korrik 6, 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.