Si duhet të sillet një Selefi me një të
afërm kur ai është në bidat?
Shejkh
Ubejd Ibn
Abdullah el-Xhabiri hafidhahUllaah
Pyetje:
Allahu të shpërbleftë me të mira. Vëllezërit gjithashtu pyesin, duke thënë; Nëse një Selefi ka lidhje të afërt me një person të
Bidatit, sikurse vëllai apo kushëriri ose familjarë të tjerë ... etj, kështu që lind pyetja;
"Si duhet të sillet një Selefi me të tillë njerëz, kurë ai të gjindet në këtë situatë"?
"Si duhet të sillet një Selefi me të tillë njerëz, kurë ai të gjindet në këtë situatë"?
Përgjigje :
Padyshim që kjo është një gjë që ekziston. Dhe vërtetë
që në shumë shtëpi ju do të gjeni që në to ka një Sunni – Selefi; burrë ose
grua, dhe të tjerët janë të gjithë njerëz të bidatit. Ky person (Selefi) duhet
të ketë një sjellje të mirë (sijaseh) (urtësi në mënyrën e të sjellurit me të
tillë njerëz). Dhe ai duhet tu shfaqin ndjenjë dhe dashuri, dhe ti fitoj ato me
xhentilesë (dashamirësi).
Po. Dhe ai duhet tu sqarojë (tua bëj të qartë /
qartësoj) të vërtetën atyre me një
sqarim të butë dhe të sjellshëm, me ndershmëri dhe dashuri të sinqertë. Dhe ai nuk duhet të ngrihet (vërsulet) kundër tyre,
ngritja (vërsulja) e luanit për to është Duaja; dhe as duhet tu'a manifestoj (tu'a shfaqë)
atyre se ato janë të devijuar (të humbur) dhe se vetëm ai është në rrugë të
drejtë dhe në të vertetën.
Përkundrazi, për të është që të ndjekë dhe të kapë mundësinë
(rastin / shansin) e lidhjeve familjare (farefisnore); dhe të përfitojë prej
kësaj lidhje të afërt, në mënyrë që ai tu'a bëjë të qartë atyre dhe në mënyrë të
dukshme / qartësuar të vërtetën derisa Allahu Azze ue Xhel ti udhëzojë ata.
Dhe
për të është që të ushtrojë durim dhe sakrificë. Ai nuk duhet të jetë i
ngutshëm (i nxituar), për sa kohë që bidati është Mufasikah (në lidhje me gjërat
e mosbindjes gjë që të cilat nuk e largojnë atë jashtë Islamit). Kështu që për
të është që të ushtrojë durim dhe sakrificë, dhe të jetë serioz dhe i përqëndrueshëm në të ushtruarit e
vetes në këtë çeshtje. Dhe po ashtu, ai duhet tja besojnë (lë - dorëzojë)
çeshtjen e tij Allahut me dua duke kërkuar kthimin e tyre në Sunnet. Po ...
Pyetësi ndërhyn : Allahu të bekoftë ty në dijen
tënde. Ammin...
Shejkh Ubejd vazhdon: Prej asaj që përvoja (eksperienca) juaj shfaq / tregon, padyshim që njerëzit do përfitojnë prej sjelljeve të urta dhe mençurisë dhe prej një (sijaseh) të mirë (urtësi
në mënyrën e të sjellurit me të tillë njerëz), qofshin ata njerëz të thjeshtë
apo dijetarë (Ulema). Sa për mohuesin këmbëngulës apo kokëfortë, atëeherë ai
duhet trajtuar sipas aftësisë dhe fuqisë. Po...
Burimi:
http://www.sahab.net/sahab/showthread.php?s=e5042de1c31290130232430d1ace0432&threadid=307753
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit Kraja)
Shkodër,
Korrik 15, 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.