Sa i rëndësishëm është fillimi agjërimit tonë së bashku?
Shejh, Dr Salih el-Feuzan hafidhahUllah, ka shkruajtur:
… Unifikimi në radhët e Muslimanëve nuk bëhet duke filluar
agjërimin tonë së bashku. Përkundrazi, unifikimi i Muslimanëve bëhet me korrigjimin
(pastrim dhe edukim) e Akides.
Sepse ajo çfarë i ka ndarë (dhe i mban të ndarë) Muslimanët
është (Kjo) ndryshimi (dhe dallimi) i tyre dhe dalja (largimi) prej Akides së
saktë, e cila bazohet në Kur'an dhe Sunnet dhe në përputhje me interpretimin e
paraardhësve të devotshëm (1) të këtij Ummeti, në shkëmbim të ndjekjes të
parëve të tyre verbërisht në udhëzim të gabuar.
Secili ka një Akide dhe një Fe të veten. Kjo është ajo që i
ka përçarë njerëzit dhe këtë Ummet.
Prandaj, nëse ju doni për ti bashkuar Muslimanët, (Obligim)
është ta korrigjoni me (pastrim dhe edukim) Akiden e tyre në përputhje me
Kur'anin dhe Sunnetin. Sa për mos (pastrimin dhe edukimin) e Akides, atëherë
është e pamundur që mes tyre të ketë ndonjë unifikim. Unifikimi i vetëm është
me Kur'anin dhe Sunetin, jo sipas tekave / epsheve, opinioneve / mendjeve, sekteve
dhe Feve (2).
Ky Ummet nuk bashkohet me asgjë tjetër, përveç me atë që u
bashkuan ata që ishin para tyre.
Imam Malik [v. 179 Hixhri] rahimehUllah, ka thënë:
"Nuk do të përmirësohet fundi i këtij Ummeti ndryshe, përveç me atë që është përmirësuar fillimi i tij ".
"Nuk do të përmirësohet fundi i këtij Ummeti ndryshe, përveç me atë që është përmirësuar fillimi i tij ".
Kur Akidja e Muslimanëve ishte një, ata ishin një trup i
vetëm dhe të bashkuar. Dhe kur Akidja e tyre ndryshon, ata ndahen dhe luftojn
... (3)
-----------------------------------------------
(1) si - Selef us-Salih
(2) [Përkthyesi]: Dijetarët e Sunetit kanë thënë
(parafrazuar): Disa pika të Vllazërimit Mysliman (el-Ikhuanul-Muslimun) që
janë: Mungesa në fokusimin e mësimdhënies Akide dhe (Teuhid), mungesa për
qortimin ndaj Shirkut dhe bidatit, bashkim i pakufizuar (dallim), dhe mungesa e
zbatimit të devotshmërisë Islame dhe të Uela - uel-Bera.
Themeluesi i tyre ka thënë: "Ne do ta falim
njëri-tjetrin në të cilën ne ndryshojmë, dhe do të bashkohemi në atë që
pajtohemi për të." Ky parim u hodh poshtë (u kundërshtua / refuzua) në
mënyrë të pakufizuar prej Dijetarëve të Ehlus Sunnetit.
- Referimet janë menjëherë në dispozicion.
(3) Shejh Salih el-Feuzan HafidhahUllah, Në Shpjegimin e Akhsar
el-Muk’htasiraat, vol.2 / fq. 62.
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër 28 Korrik 2012
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.