Monday, July 23, 2012

Si ta kërkosh dijen ...?


Si ta kërkosh dijen nëse nuk mundesh të shkosh tek Dijetarët


Shejh Ahmed bin Umar Bazmul HafidhahUllah


Pyetje:
Një person i cili dëshiron të kërkojë dije, çfarë duhet të bëj nëse ai nuk është në gjendje që ti arrijnë njerëzit e Dijes? A i mjafton atij Dija e marrë prej librave, dhe në kët rast ç’farë Metodologjie ndiqet për këtë veprim?

Shejhu e përsërit pyetjen dhe pyet:

A është personi Arabisht folës apo jo?

Pyetësi i përgjigjet se ai është Arabisht folës.

Shejhu përgjigjet:

Përsa i përket kërkimit të Dijes, origjina e saj është se Muslimani udhëton tek Dijetarët për të mësuar - kërkuar Dije prej tyre, nëse ai nuk ka Dijetar në vendin e tij. Ajo çfarë është më e mirë për te, është që ai të udhëtojë tek Dijetarët nëse ai është në gjendje ta bëjë këtë.
 I gjithë Falendërimi është për Allahun Azze ue Xhel, që tashmë në kohën tonë mënyra e komunikimit me Dijetarët është bërë e lehtë dhe e përhapur gjithandej. Është bërë e lehtë për ne për të komunikuar me Dijetarët të cilët janë në Akide të sigurt dhe Menhexh të shëndoshë, por ne do të shtrojmë (përmendim dhe shtjellojmë) disa çështje të lehta për atë që kërkon dije në kohën tonë, në mënyrë që një person mund të kërkojë Dije, ndërsa ai është mbrenda shtëpisë së tij.

Kjo bëhet në mënyrat e mëposhtme:

1. Nëse ai ka mundësi financiare dhe është në gjendje të thërrasë një Dijetar (të Sunetit), ai dhe një grup nga shokët e tij mund të prezantojë një klasë me atë Dijetar. Kjo është një mënyrë për të kërkuar Dije.

2. Gjithashtu një tjetër mënyrë e cila është e lehtë, është kur personi udhëton për në Arabinë Saudite për Haxh apo Umre dhe gjatë vizitës së tij ai blen kaseta të njerëzve të Dijes të cilët janë të njohur për Akiden dhe Menhexhin e tyre të saktë. Gjithashtu (një person) mund të kërkojë dikë tjetër i cili udhëton për (Haxh apo Umre) për ti blerë këto kaseta për të. Më pas personi i dëgjon këto inçizime, dhe n’çrast kështu ai dëgjon fjalët e njerëzve të Dijes. Kjo, me lejen e All-llahut, është sikur ai të jetë përpara Dijetarit.

3. Nëse një individ është në gjendje për ti ndjekur klasat në radio, për shembull klasat e Shejh Salih el Feuzan (Allahu e ruajt) ose të tjer përveç tij prej Dijetarëve të cilët janë të njohur, ku mësimet e tyre transmetohen në stacionin e radio Kur'anit (në Arabisë Saudite). Mbi personin është që të jetë i përqëndruar në ndjekjen e këtyre mësimeve. Kjo gjë është shumë e mirë, por në të njëjtën kohë, unë ju paralajmëroj ju prej disa stacioneve që kanë mësime me individë që çeshtjet e tyre nuk janë të njohura, ose ata janë të njohur që kanë devijuar prej Menhexhit Selefi. Dhe në kët rast personi nuk e merr Dijen nga këto stacione pasi këta individë janë të panjohur ose kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe Menhexhi Selefi, kështu që personi nuk lejohet të marrin Dije prej tyre. Kjo për shkak se Dija është prej Fesë; Kështu që le të shohë gjithësecili prej jush se nga kush e merr Dijen e tij. (Fjalë e paqartë) Dhe në qoftë se ju e kërkoni Dijen nga një person i bidatit apo një personi që ju nuk e njifni fenë e tij, dhe ju nuk e dini nëse Menhexhi i tij është i saktë apo jo. Dije se Menhexhi (i një individi) njifet ose nga të qenit i përhapur ose duke i pyetur Dijetarët Selefi. Ju u thoni atyre: Ne kemi një person kështu dhe kështu, a njifni ju këtë person? Nëse ata përgjigjen: Po, ne e njofim atë që ka Akide dhe Menhexh të saktë, atëherë ju mund të merrni Dije prej tij, por nëse ata thonë, ne nuk e njohim atë atëherë ju duhet të vazhdoni të pyesni dhe të kërkoni derisa ju të gjeni më shumë rreth tij (se kush është).

4. Me anë të internetit, në paltalk ka dhoma posaçërisht për Dijetarë si:  Shejh Rabi el Medkhali, Shejh Ahmed en-Nexhmi dhe Shejh Zejd el-Medkhali dhe të tjerë si ta prej Dijetarëve Selefi (Allahu ju zgjastë jetën). Ka edhe dhoma për disa nxënës Dije Selefi, ku një person mund ta hapë internetin dhe të hyjë në këto dhoma dhe dhe i ndjek mësimet për veten e tij. Unë gjithashtu ju paralajmëroj ju prej mësimeve intensive në disa drejtime; psh, rasti nëse nuk është i njohur ai që jep mësim. Një përson mund të thotë: Unë vetëm marr mësimim dhe vazhdoj me rrugën time! Unë ju tërheq vërejtjen për këtë. Unë jua tërheq vërejtjen prej marrjes mësime nëpër dhomat që kanë individë të cilët janë të panjohur ose janë të njohur për Akide dhe Menhexh të gabuar.
Nuk duhet të mashtroheni, dhe mos u mashtroni prej asaj që një individ mëson (kuptim i të dy trajtave: mëson për vete ose u mëson të tjerëve) në një universitet të tillë dhe të tillë apo në të tilla dhe të tilla institucione etj etj, se vërtetë këto tituj: (BA, MA, PhD) nuk i mjaftojnë një personi dhe nuk i bëjnë dobi dhe nuk ja plotësojnë urinë. Respektimi (dhe njohja) e një individi është lavdata (Tezkija) e Dijetarëve Selefi për të, dhe njohuria e tyre për te. Një individ thjesht është doktor, që në fakt ai është një revolucionar. Pra, jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që mos mashtroheni me gradën apo titullin e tij (fjalë e paqartë), unë jam duke ju informuar ju për burimet e të kërkuar Dije, por në disa prej tyre këtu mund të ketë një lloj rreziku, kështu që unë kam (dhe duhet) për t'ju paralajmëruar dhe tërhequr vërejtjen ju nga ky rrezik.

Mënyrë tjetër për të kërkuar Dije e ngjashme me atë që u përmend në pyetje nga ana e pyetësit është leximi i  librave.

Por edhe në leximit e librave ka gjëra që personi duhet të jetë i kujdesshëm prej tyre:

1. Nëse personi nuk ka Dije, ai mund të keqkuptojnë diçka

2. Ose ai mund ti shqiptojë fjalët në mënyrë të gabuar

3. Ose ai mund të lexojë prej gjithëkujt që vjen dhe shkon (dmth; person i luhatshëm / i pa përqëndruar në Akide dhe Menhexh) dhe kështu që çështjet i bëhen atij të ngatërruara. Për shembull; një herë ai lexon prej njerëzve të Ehlus Sunetit, dhe një herë tjetër lexon prej njerëzve të bidatit, dhe pastaj ai nuk bën dallim mes të dyjave. Por nga ana tjetër (për shembull) në qoftë se ai e di gjuhën arabe, dhe ai i kupton fjalët dhe është ulur me njerëzit e Dijes dhe i ka disa baza (parime), baza që me lejen e All-llahut, me to ai është në gjendje për të vazhduar leximin, shkrim dhe hulumtimin (kërkimin), atëherë kjo është në rregull.

Por ai duhet të jetë i vetëdijshëm dhe i kujdesshëm për çështjet e mëposhtme:

1. Ai duhet t'u referohet fjalëve të Dijetarëve, dhe jo të varet (mbështetet) në të kuptuarit e tij

2. Ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe ti lexojë librat e njerëzve të Sunetit, ato që njihen vetëm me Akide dhe Menhexh të shëndoshë!

3. Kur ai është në gjendje (apo e ka) mundësin për ti arritur (takuar) Ulematë, ai duhet ta bëjë këtë. Të shkojë tek ata, për t'u konsultuar me ata dhe për ti pyetur ata.

4. Leximi i librave prej tij bëhet për arsye të nevojës, ai nuk duhet ta bëjë këtë një mënyrë tijën (rrugë) për të kërkuar Dijen, përkundrazi, ai e merr atë nga goja e Dijetarëve ashtu siç Selefët e morën atë nga i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe kështu me rallë të tjerët dhe ata që erdhën pas tyre e morën atë (Dijen) prej Selefëve. Kjo është (rruga) mënyra se si Dija duhet kërkuar. Nëse një person i thjesht e merr atë (Dijen) vetëm nga librat, dhe lexon prej atyre që nuk njihen, atëherë ky person mund të devijojë. Vërtetë që Dija merret vetëm duke e kërkuar atë dhe duke i mbajtur lidhjet e forta (me njerëzit e Dijes). Qëllimi i të kërkuarit Dije nuk është thjesht (vetëm) që të kesh sasi të bollshme informacioni; por vërtetë që ka çështje që janë të lidhura me Dijen, e tillë si sjellja (morali) dhe të kuptuarit e saj. Kjo është për arsye se injoranca dhe gabimet shtohen dhe rriten për përsonin që e ka bërë leximin e librave një zakon në vend të ulur me Dijetarë.

Këto janë disa mënyra (rrugë) për të kërkuar Dije, ku me ç’rast me të, unë këshilloj veten time dhe ju.

Dhe All-llahu di më së miri, Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Familjen e tij dhe shokët e tij.


Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Korrik 23 2012. 
Es Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Barakatuhu

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.