Sunday, January 27, 2013

Gjykimi i deklarimit të dikujt me titullin “Shehid”


Gjykimi i deklarimit të dikujt me titullin “Shehid”
Shejkhul-‘Al’llamah Muham-med ibn Saalih el-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë-
(Fatawa Islamijeh, Darus-salam, vl 1, fq.195-200)


Pyetje: Kam lexuar një hadith nga Ebu Hurejra, sahabiu i nderuar, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Pejgamberi fisnik sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ku thotë:

“Cilët nga ju i konsideroni të jenë Shehida (dëshmorë)?”

Ata thanë: “O I Dërguari i Allahut! Çdokush që vritet në rrugë të Allahut, është shehid (dëshmor).”

Ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u përgjigj :

Atëherë shehidët në Ummetin tim janë vetëm një pakicë.”

Ata thanë: “Kush atëherë, O i Dërguar i Allahut?” Ai tha: 

“Kushdo që vritet në rrugë të Allahut, është shehid, dhe kushdo që vdes në rrugë të Allahut është shehid, dhe kushdo që vdes nga murtaja është shehid, dhe kushdo që vdes nga sëmundjet e stomakut është shehid, dhe kushdo që mbytet (në ujë) është shehid.” (Muslimi nr.1915)

Kështu që, a do rregjistrohet si shehid personi që mbytet duke qenë i dehur (nga alkooli), duke pasur parasysh, sipas textit të hadithit, që personi i mbytur konsiderohet shehid? Kërkojmë nga Shkëlqësia juaj të na këshilloni.

Përgjigje: Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, do të dëshiroja të theksoj që në këto kohëra, fjala Shehid (dëshmor) është bërë diçka e lirë tek shumë njerëz, aq shumë saqë ata deklarojnë si shehida edhe ata që nuk duhet cilësuar si të tillë. Kjo është haram, sepse nuk i lejohet përsonit t’ia atribuojë shehidllëkun dikujt tjetër, përveç nëse është konfirmuar nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Dëshmia e Profetit për shehidllëkun e një personi, mund të ndahet në dy kategori:

E para: Kjo është kur ai cilëson një person të veçantë si shehid, siç është në Hadithin e saktë ku Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem u ngjit në Malin Uhud me Ebu Bekrin, ‘Umerin dhe ‘Uthmanin. Ndërkohë që ata ishin mbi të, ai (mali) u tund, kështu që Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:
“Rri i qëndrueshëm Uhud, se mbi ty janë një Profet, një Siddik1, dhe dy shehida.” (El-Bukhari nr.3675, Ebu Daud nr.4651, dhe Ahmedi 5:331, 338.)

Kështu që, çdonjërit të cilit specifikisht i është dëshmuar shehidllëku nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ne e afirmojmë statusin e tij si shehid, duke besuar dëshminë e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem dhe duke iu bindur atij në këtë.

E dyta: Kategoria e dytë e atyre që Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem iu ka dëshmuar shehidllëkun, janë ata që i ka përmendur në terme të përgjithshme, siç gjindet në Hadithin që përmendi pyetësi, ku thotë që: “Kushdo që vritet në rrugë të Allahut, është shehid, dhe kushdo që vdes në rrugë të Allahut është shehid, dhe kushdo që vdes nga murtaja është shehid, dhe kushdo që vdes nga sëmundjet e stomakut është shehid, dhe kushdo që mbytet (në ujë) është shehid”, dhe të tjerë ku shehidllëku është konfirmuar në hadith në termin e përgjithshëm. Në lidhje me këtë kategori, nuk lejohet që ta zbatojmë për një përson të caktuar. Ne vetëm mund të themi që: Kushdo që është përshkruar kështu është shehid; por nuk i themi asnjërit në veçanti si shehid, sepse përshkrimi i përgjithshëm i një shehidi është ndryshe nga të atribuarit me shehidllëk një personi të caktuar. Buhariu e ka shpjeguar këtë në Sahihun e tij duke thënë: “Kapitulli: Nuk duhet thënë për një person: Shehid.” Ai përmendi si argument për këtë, fjalën e Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem

''Allahu e din më mirë se kush është Muxhahid në Rrugën e Tij'' (El-Bukhari, Libri i Xhihadit, kapitulli nr.77)
Dhe fjalët e tija :

''Dhe Allahu e din më mirë se kush është plagosur në Rrugën e Tij'' (El-Bukhari, Libri i Xhihadit, kapitulli nr.77)

Transmetuar nën këtë titull ështe hadithi i gjatë i mirënjohur që tregon historinë e një burri që ishte me Profetin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem në një betejë dhe ishte trim, duke çarë përpara, duke mos lënë asnjë luftëtarë armik që shkëputej pa e ndjekur atë dhe pa e vrarë me shpatën e tij. Sahabët RadijAllahu ‘anhum, e lavdëruan atë para Profetit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Pastaj Buhariu tregoi hadithin ku Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem tha:

“ Në të vërtetë, një njëri kryen vepra që para njerëzve duken si vepra të njerëzve të Xhennetit, por në fakt, ai është një nga njerëzit e Zjarrit (Xhehennemit).” (El-Bukhari nr.2898.)

Kjo provon se pamjet e jashtme mund të jenë zhgënjyese dhe që gjykimet në Ahiret (Botën Tjetër) do të bazohen mbi të vërtetën, jo sipas paraqitjeve të jashtme. Historia e këtij njëriu e transmetuar nga Buhariu rahimehullah nën këtë titull duket shumë qartë, në lidhje me Sahabët rahijAllahu ‘anhum, ata e lavdëruan atë sipas asaj që shfaqej nga veprat e tija, por Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha atyre:

“Ai është një nga njerëzit e Zjarrit (Xhehennemit).”

Kështu që një nga Sahabët, radijAllahu ‘anhum, e ndoqi atë dhe i qëndroi afër. Dhe vepra e fundit e atij njeriu ishte se, ai vrau vetvehten me shpatën e tij. Prandaj, ne nuk gjykojmë gjendjen e njerëzve në Ahiret sipas paraqitjes së jashtme, ne vetëm se përmendim transmetimet në terme të përgjithshme – dhe Allahu e din më së miri nëse ky (gjykim) mund të zbatohet për këtë njëri që përshkuhet kështu (si i mbytur në ujë) apo jo. Autori i El-Fat’h2 ka përmendur se Umer ibn al-Khattab radijAllahu ‘anhu, iu drejtua njerëzve duke i thënë: “Ju mund të thoni në betejat tuaja se, filani ra shehid dhe filani vdiq si shehid, por mundet që të jetë hedhur nga kali i tij. Kështu që mos thoni kështu! Por thoni siç tha i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

“Kushdo që ka vdekur në Rrugën e Allahut ose u vra, është shehid (dëshmor).” (Muslimi nr.1915 dhe Ahmedi 2:522.)

Kjo është çfarë ai tha siç ndodhet në El-Fat’h dhe hadithi është hasen (i mirë). Bazuar në këtë, ne dëshmojmë atë çfarë është afirmuar nga transmetimi: Nëse bëhet fjalë për një person në veçanti, ne dëshmojmë shehidllëkun e atij personi që është përmendur nga Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Nëse është në termin e përgjithshëm, ne dëshmojmë në përgjithësi, por nuk e adresojmë për një person të veçantë, sepse gjykimi për Botën Tjetër bazohet sipas të vërtetës, jo sipas shfaqjes së jashtme. E lusim Allahun e Lartësuar të na forcojë në fjalë të qëndrueshme dhe të na përmirësojë zemrat dhe veprat tona.

Bazuar në këtë, si përgjigje e pyetjes, a është shehid nëse një person mbytet si shkak të qenurit dehur, ne themi: Ne nuk pohojmë për këtë person të mbytur se është shehid, qoftë nëse ka pirë alkool, u deh dhe pastaj u mbyt si shkak të qenurit dehur, apo nuk ka pirë hiq (d.m.th edhe nëse është mbytur pa pirë alkool. sh.p).

Meqë përmendëm të dehurit, është detryrë të dimë se të pish alkool është një nga gjynahet e mëdha dhe është obligim për çdo musliman me arsyetim të shëndoshë që t’i largohet, ashtu siç është urdhëruar nga Zoti (‘Azze ue Xhel) i tij. Kushdo që e pin atë derisa dehet, rrihet me kamzhik për shkeljen e parë (të ligjit sheriatik, sh.p), po ashtu për shkeljen e dytë dhe përsëri për shkeljen e tretë. Nëse e bën për herë të katërt, ka nga dijetarët që thonë se ai duhet vrarë, bazuar në një hadith për këtë qëllim. Të tjerë thonë se nuk duhet të vritet, sepse hadithi është abroguar (shfuqizuar). Ka të tjerë që bëjnë dallim (sipas situatave), si Shejkhul-Islam Ibn Tejmijah, i cili ka thënë: “Ai duhet vrarë nëse është rrahur tre apo katër herë dhe nuk është ndaluar (nga kjo shkelje).” Shejkhul-Islam ka thënë se njerëzit duhen vrarë nëse ata nuk do të shmangen nga të pirët përveç nëse vriten. Kjo do të thotë se nëse të pirët bëhet e zakonshme mes njerëzve dhe nuk e ndalin, edhe mbas dënimit, atëherë duhen vrarë.

1. Siddik: Një njëri i besueshëm ose i besuar, d.m.th Ebu Bekr, mbi të cilin Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ia dhuroi këtë emër, ngaqë ai pohoi besimin e tij për udhëtimin mrekullues të Profetit drejt El-Aksa (Jerusalem) dhe në shtatë qiejt.

2.  Fet’hul-Bari: Shpjegimi i Sahih Bukharit nga Ibn Haxher el-‘Askaleni.

Përktheu dhe përshtati: Emin Shkodrani (Ebu Abdullah Duraj)
Kanada, Montreal, 15 Rabi El-Eu’uel 1434

BaarakAllahu Feek.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.