Sunday, January 13, 2013

A lejohet për të ngrënë mishin e therur për Mevlud


Pyetje:
A lejohet për të ngrënë mishin e therur për përkujtim të Mevludit (ditëlindja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ose të ndonjë tjetër përvjetori?

Përgjigje:
Therja apo bërja kurban e kafshëve me rastin e përkujtimit të lindjes së një Profeti ose një personi të devotshëm (Uali) për ti lartësuar ata, gjykohet si kurban i bërë për dikë tjetër përveç Allahut SubhanehuTeala, dhe kjo është Shirk (vënja shokë Allahut në adhurim). Prandaj nuk lejohet të hani nga këto kafshë. 

Transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

’’Allahu e ka mallkuar atë që ther kurban (për dikë tjetër) përveç Tij (Allahut)’’ (Muslimi, nr, 1978)

Komisioni Përshershëm i Fetvave (1/217)

Shejkh
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

Abdu-Rrezak Afify

Abdullah bin Gudejan
Rahimehumullah

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 1 Rebbi’ 1 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.