Sunday, January 27, 2013

Shejkh Mukbil | A është gusëli Xhumasë obligim për gruan?


Shejkh Mukbil | A është gusëli Xhumasë obligim për gruan?
Shejkh Mukbil hafidhehUllah, mbi faktin që nëse apo jo gusëli Xhumasë është obligim për gruan?
Pyetësi:
Nëse gruaja falet në shtëpi apo në Xhami, a është gusëli i Xhumasë obligim për të?
Muhadithi i Jemenit, Al’llame, esh-Shejkh Mukbil Ibn Haadi el-Uadi'ii rahimehUllah [v. 2001], u përgjigj si më poshtë:
"Ajo çfarë transmetohet në sahihun e Buharit dhe Muslimit, e bën të qartë se është obligim [uaxhib] për çdo Musliman, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
"Gusli i Xhumasë është obligim mbi çdo person të rritur (Muhtalim)"  Buhari nr 858.
Gjithashtu është transmetuar se:
"Është e detyrë për çdo Musliman që të marrë gusël çdo javë ... "
…Apo diçka me këtë kuptim [dmth, Shejkhu hafidhehUllah, po e thotë këtë nga kujtesa e tij prandaj ai po thotë se ndoshta fjalët e sakta të hadithit janë ndryshe; dhe ky është teksti prej Buhariut që Shejkhu ishte duke iu referuar,
" Është e drejtë e Allahut për çdo Musliman që ai të marrë gusël (të paktën) një herë në shtatë ditë" Buhari, nr, 898.
Ghaaratul-Ashritah’alaa Ahlil-Xhehl ues-Safsatah, vol. 2, fq. 500.
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 16 Rebb’i 1 1434.

Temë e ngjashme:


Obligueshmëria për të marrë dy gusla të Xhumanë nëse dikush zgjohet xhunub

Shejkh Muham-med Nasir ud-Din el-Albani rahimehUllah

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.