Thursday, January 10, 2013

Cili është gjykimi në lidhje me një person që bën gjynahe të mëdha?


Pyetje dhe Përgjigje me
El’Allameh esh-Shejkh Abdur Rahman ibn Nasr es-Sadi rahimehUllah.

 Pyetja e tetë: Cili është gjykimi në lidhje me një person që bën gjynahe të mëdha?

Përgjigje:
Kushdo që beson, ndërkohë që vazhdon në kryerjen e gjynaheve, ai konsiderohet të jetë një besimtar në varësi të asaj çfarë ai posedon nga Imani (Besimi) dhe ai është një Fasik në varësi të asaj se çfarë ai braktis prej kushteve të obligueshme të Imanit (Besimit).

Një i mangët në besim e meriton shpërblimin e All-llahut për shkak të besimit të tij dhe ai e meriton ndëshkimin e Tij për shkak të këmbënguljes së tij në kryerjen e gjynaheve. Mirëpo, ai nuk do të qëndrojë në Xhehenem përgjithmonë. (shënim nga libri: Kjo është në Dorë të All-llahut, nëse Ai dëshiron ta Ndëshkojë robin e Tij apo jo, dhe prej Akides së Ehlsus Sunnetit është që All-llahu Aze ue Xhel, mund ta falin robin e Tij. Ndërkohë Akideja e Haurarixhëve dhe e Mutazilive që është - Infadhul Ue'iid- që nënkupton se All--llahu, i ka kërcënuar me Ndëshkim ata që bëjnë gjynahe, dhe se All-llahu nuk kthehet prej Premtimit të Tij.)

Në mënyrë të plotë dhe absolute besimi e parandalon personin nga qëndrimi në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë dhe po ashtu besimi i mangët e parandalon atë nga të mbeturit në zjarr të Xhehnemit përgjithmonë.

Burimi: Marrë nga libri :Pyetje dhe Përgjigje .Lidhur me të mësuarit e parimeve themelore të besimit dhe qartësimin (sqarimin) e pengesave të cilat pengojnë besimin.Me komentimin e Shejkhut fisnik El’Allameh esh-Shejkh Abdur Rahman ibn Nasr es-Sade (rahmetUllahi alejhi). Fq,25-26.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 28 Sefer 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.