Thursday, January 24, 2013

Marrja e vetes në Llogari


Marrja e vetes në Llogari
Shejkhul-Islam Ibn Kajjim el-Xheuzi rahimehUllah

Shejkhul-Islam Ibn Kajjim el-Xheuzij ka përmendur:

"Marrja e vetvetes në llogari është e dy llojesh:
Njëra kategori është para kryerjes së veprimit dhe tjetra është pas kryerjes së veprimit.

Sa për kategorinë e parë: 
Marrja e vetes në llogari para kryerjes së veprimit;
Është ajo që personi e ndalë dëshirën e tij kur do (për të kryer një veprim). Ai nuk ngutet për ta kryer atë derisa të jetë i qartë, nëse është më mirë ta kryej apo ta lërë atë.

El-Hasan el-Basri rahimehUllah, ka thënë:

"Allahu pastë mëshirë mbi atë rob që e ndalon dëshirën e tij (për ta kryer një veprim). Nëse është për Allahun ai e vazhdon, e nëse është për tjetër pos Tij, ai heziton (dhe e lë atë veprim)."

Sa për kategorinë e dytë: 
Marrja e vetes në llogari pas kryerjes së veprimit. 

Është tre llojesh.

1. Marrja e vetes në llogari lidhur me një vepër të adhurimit, në të cilën ai ishte neglizhent ndaj të drejtave të Allahut. Vepra e bindjes nuk është bërë në mënyrën që është e hijshme. Atëherë personi e merr veten në llogari nëse ai nuk e ka kryer apo jo veprën e bindjes ndaj Allahut në një mënyrë që është e kënaqshme për Allahun, ose ai ishte neglizhent në të.

2. Ai e merr vetveten në llogari në lidhje me çdo veprim që ai kryen, se çfarë është më mirë për të, ta kryej apo ta lërë atë.

3. Ai e merr veten në llogari lidhur me një çështje apo vepër të lejueshme, pse e bëri ai atë ?

Ai e merr veten në llogari nëse me këtë vepër ai synoi Fytyrën e Allahut dhe botën tjetër, apo jo. 
Nëse ai e bën këtë, kjo do të ishte një fitore.
Apo nëse ai pati për qëllim në këtë vepër jetën e kësaj bote dhe kënaqësinë e saj të menjëhershme, kjo do të ishte një humbje e atij fitimi dhe mundësia për ta arritur atë do të humbte."

Marrë nga libri "el-Asbaab el-'Ashr li-Inshiraahis-Sadr" fq. 100, nga S’ad Abdul-Ghaffaar BaarakAllaah  fee amalih. Me parathënie të Doktor Muham-med Baazmul hafidhehUllah.



Përktheu në anglisht vëlla Ebu Jusuf Khalife, Imam në  Xhaminë Drita e Allahut, me qendër në korona nyc shba.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 12 Rebb’i 1 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.