Monday, January 21, 2013

" O robët e Mi ! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut .."


" O robët e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe) ! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut .."

    Vëlla: Abu Khatixhah Abdul Uahid hafidhahullaah

    Në një mësim të mbajtur për Motrat Selefije në Xhaminë Es-Suneh - natën e 30 Sefer, 1434.

     Një ligjëratë rreth ngrohjes së zemrës dhe nxitjes për Teube tek Allahu Aze ue Xhel, me pendim të çiltër e të vërtetë dhe për të mos i humbur shpresat nga Mëshira e Tij.

    Vëlla Ebu Khatixhah e përfundon mësimin duke u lejuar motrave kohë për të bërë ndonjë pyetje përgjigje të veçantë, All-llahu e ruajtë.

Ebu Khatixhah:


Bismil-lahir Rahmanir Rahim

Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë prej Allahut që të na mbrojë prej sherrit të vetëve tona dhe prej veprave tona të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon, dhe kë e devijon Allahu  nga rruga e drejtë, atë ska kush që mund ta udhëzojë.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të drejtë përveç Allahut, i Cili është një dhe nuk ka ortak; dhe dëshmoj se Muham-medi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është rob dhe i Dërguar i Allahut.

Më tej:

Ligjërimi më i mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është Udhëzimi i Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, veprat më të këqija janë ata të shpikurat në Fe, çdo shpikje në Fe është bidat, dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim e ka përfundimin në Zjarr.

Më tej:

      ".. InshaAllaah, sot unë po e filloj temën lidhur me një pyetje të rëndësishme që i është bërë njërit prej dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Shejkh Abul-Aziz bin Baz rahimehUllah – një Imam i madh, një Muxhahid, dhe Shejkhul Islam i kësaj kohe.

      Ai u pyet nga një djalosh i ri, me pyetjen e mëposhtme:

      "Unë jam një i ri që me vetveten time i kam tejkaluar caqet përtej kufijve në mosbindje ndaj Allahut subhanehu ue te'ala, aq sa e kam lënë namazit dhe rrallë falem. Në gjithë jetën time unë kurrë nuk e kam agjëruar një Ramazan të plotë, unë bëj dhe vepra tjera të shëmtuara dhe të këqija dhe shumë herë i kam premtuar vetes se do të pendohen dhe do bëj Teube, dhe e bëja këtë, por edhe pasi e bëja këtë, unë kthehesha përsëri në gjynahe. Në zonën ku unë jetoj, gjithë shokët dhe miqtë që unë kam nuk janë në rrugë të drejtë, ata nuk janë me istikame dhe nuk e praktikojnë fenë e tyre ashtu siç duhet të praktikohet. Gjithashtu në shtëpi kam pjesëtarë të familjes, si vëllezërit, ata i kam në shtëpi por as ata nuk janë të udhëzuar drejtë, në shtëpi ata gjithëashtu sjellin miqtë e tyre të cilët nuk janë të udhëzuar drejtë, unë e kuptoj që e kam tejkaluar cakun shumë dhe që e kam zhytur veten në shumë gjynahe duke bërë ... dhe bëj vepra të këqija, por çdo herë që unë e marr vendimin dhe vendosem për tu penduar tek Allahu, i kthehem përsëri gjynaheve ashtu siç kam qenë më parë!

      O shejkh, o prindi ynë, a mund të më udhëzosh apo drejtosh mua në diçka që do të më shpie afër tek Allahu, Zoti im, dhe të më mbajë larg nga veprat e këqija ... "

      Shejkh Abdul-Aziz bin Baz Rahimehullahu teala, iu përgjigj këtij të riu:

     Ai i tha atij: Vërtetë Allahu subhanehu ue teala, ka thënë në Librin e tij:

 "Thuaj atyre o Muham-med: O robët e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe) ! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut, vërtetë që Allahu i falë të gjitha gjynahet. Vërtet që është Ai gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti" 
{Ez-Zumer, 39,53}

       Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimehullah, përmend se dijetarët kanë rënë unanimisht dakord se ky Ajet madhështor është shpallur në lidhje me ata që u penduan dhe pastaj ata u kthyen në gjynahe, kështu që kushdo që u pendua nga gjynahet me një pendim (Teube) të sinqertë dhe të vërtetë, atëherë Allahu do t’ua falë të gjitha gjynahet e tyre për shkak të këtij Ajeti që Allahu subhannehu ue te'ala, përmend.

 "Thuaj atyre o Muham-med: O robët e Mi që keni tejkaluar caqet kundër vetvetes (duke kryer ligësi e gjynahe) ! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut, vërtetë që Allahu i falë të gjitha gjynahet. Vërtet që është Ai gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti" 
{Ez-Zumer, 39,53}

      O motrat e mia, ne nuk jemi njerëz që e humbim shpresën!

      Ulemat unanimisht kanë rënë dakord se Allahu Aze ue Xhel, e pranon Teuben e atij që i kërkon Teube Allahut, dhe kërkon falje nga Allahu. Allahu do t'ia falë gjynahet, po ashtu Allahu ka thënë në një ajet:

 "O ju që keni besuar ! Kthejuni Allahut me pendim të çiltër e të vërtetë ! Mundet që Zoti juaj t’ju lirojë ju nga gjynahet tuaja dhe t'ju bëj të hyni në Kopshtet e Begatë nën të cilët rrjedhin lumenj …" [Et-Tahrim, 66:8]

      Gjithashtu o motrat e mia ne duhet ta kuptojmë se të kërkuarit Teube Allahut do ti fshijë gjynahet tona, dhe do ta heqë pisllëkun e gjynaheve prej zemrava dhe trupave tonë.

" O ju që keni besuar ! Kthejuni Allahut me pendim të çiltër e të vërtetë."  [Et-Tahrim, 66:8]

      Gjithashtu i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“O ju njerëz, pendohuni tek Allahu dhe kërkoni falje Atij, sepse unë pendohem tek Ai 100 herë në ditë.” (trs, Muslimi)

      Ky është i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që na urdhëron ne për tu penduar tek Allahu!

      O njerëz kërkoni falje tek Allahu subhannehu ue te'ala!

      Ne nuk e humbim shpresën o motrat e mia!

     Allahu i Lartësuar, o motra sikurse Shejkh Bin Baz rahimehUllah, përmend, e ka lidhur shlyerjen apo shpagimin dhe faljen e gjynaheve të dikujt me hyrje në kopshtet e Xhenetit, vetëm me një pendim të sinqertë.

      Nëse ju doni të bëni Teube, këto janë udhëzimet që ju keni për të ndjekur:

1 -  Lënia e gjynaheve përgjithmonë,
2 - Të ndjesh keqardhje për ato që ke bërë.
3 - Të jesh i vendosur se kurrë nuk do të kthehesh më në gjynahe, për   shkak të nderimit tuaj te Allahu.
4 - Dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij dhe frikë prej ndëshkimit të Tij.

     Dhe gjithashtu prej kushteve të Teubes është ajo që, nëse ju i keni bërë padrejtësi dikuj, t’ia rikthehesh të drejtën që keni marrë prej tyre dhe ti kërkoni falje Allahut. 
Shejkh Abdul Aziz Bin Baz gjithëashtu përmend se nëse ju i keni marrë pasurinë dikujt, apo marrë gjakun e dikujt, ose marrë nderin dikujt, atëherë t’ua ktheni pasurinë e tyre, të ju paguani kompensim e tyre dhe t'ua ktheni prapa nderin e tyre nëse ju i keni shnderuar ata.

5 - Ju duhet që të jua ktheni atyre të drejtën e tyre mbrapsht.

      Këto janë rregullat kushtet dhe kërkesat o motrat e mia për ata të cilët dëshirojne që të bëjë Teube tek Allahu Xhele ue ala.

      Bëhuni o motrat e mia prej atyre që vazhdimisht i kërkojnë falje Allahut.

Shejkh Abdul Aziz Bin Baz gjithëashtu përmend, se nëse nuk është e mundshme apo nëse nuk është e lehtë për ju që ta shlyeni apo shpaguani vetveten tuaj përballë vëllasë tuaj mbasi ju ja keni marrë nderin e tij, atëherë ti duhet të bësh shumë dua për të. 

Dhe nëse ti ja ke marrë nderin motrës tënde (në Islam) duke e përgojuar atë mbas shpine, atëherë ti bëj dua për të dhe përmendja vetëm të mirat e saj, ashtu sikurse ja ke përmendur vetëm të këqijat e saj, po në të njëjtin vend apo me të njëjtit njerëz që ti ke folur për të këqijat e saj të më përparshme, kështu që ti të kthehesh tek ai vend apo ato njerëz që ti i ke folur të këqijat e saj të më përparshme dhe të flasësh më të mirën dhe të vërtetën për te me një edukatë të pastër e të sinqertë.

Kjo sepse veprat e mira i fshijnë të këqijat.

Vazhdon ....

BaarakAllahu Feek.


Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera Albania 9 Rebb’i 1 - 1434 A.H

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.