Një grua pyet Shejkh Salih el-Feuzan për një Melaike që
vjen për ta zgjuar vajzën e saj për të falur namazin sabahut
All-llahu Subhanehu ue te'ala në Urtësinë e Tij të madhe ka krijuar krijesa
të ndryshme, mes tyre Melaiket, Xhinnët dhe natyrisht Njerëzit. Lidhur me këto
krijesa të ndryshme, një ngjarje interesante iu transmetua Shejkh Salih el-Feuzan
hafidhehUllaah, nga nëna e kësaj vajze; pyetja ishte siç vijon:
"Unë kam një vajzë jetime, [dmth babai i ka
vdekur, pasi që nuk është kusht që fëmijës ti vdesë edhe nëna, që të
konsiderohet jetim] dhe gjatë natës një njeri vjen tek ajo dhe e zgjon atë për
namazin e Sabahut dhe gjithëashtu e urdhëron atë që të zgjojë vëllezërit dhe
motrat e saj për namaz. Pra pyetja ime është; a mund të jem e sigurt se kjo
krijesë që vjen është Melaike? A zbresin Melaiket në tokë? "
Shejkhu hafidhehUllaah i'u përgjigj:
"All-llahu 'Alem [All-llahu e di më mirë], por ai mund të jetë një prej vëllezërve tanë Xhinnë, nuk është e thënë që patjetër të jetë
Melaike, ndoshta është prej vëllezërve tanë Xhinnë".
[e përcjellë në Sahab]
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf el-Albani)
Shkodër 17 Rebb’i 1 1434.
Të ngjashme:
Të ngjashme:
"Xhin-nët a kanë fuqi për ti rrëmbyer njerëzit ?"
El´Allâmeh Mukbil bin Hâdî el-Wâdi´î
RahmetUllahi Teala Alejhi
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.