Saturday, January 5, 2013

A do të Mbetët në Xhehennem Përgjithmonë Personi që Vret Veten?





A do të Mbetët në Xhehennem Përgjithmonë Personi që Vret Veten?


Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah.
Citim
Qëndrimi i Ehlus-Sunnetit uel Xhema për
Njerëzit gjynahqarë është se ata nuk do të mbesin - qëndrojnë në Xhehenem përgjithmonë, përderisa ata nuk e deklarojnë të lejuar - Hallall - veprën e mosbindjes, duke e ditur se është mosbindje (e ndaluar- Haram).



A do të Mbetët në Xhehenem Përgjithmonë Personi që Vret Veten?
El-Allame esh-Shejkh Abdul-Aziz Bin Baz rahimehUllah
Pyetje
Nëse dikush bën vetvrasje për shkak të situatave të veçanta në jetën e tij si dhe faktorë të tjerë që e bëjnë të vështirë që ai të jetojë dhe të sigurojë (furnizim) për familjen e tij. Nëse ai vret veten! a do të thotë kjo se ai do të qëndrojnë në Xhehenem (zjarr) përgjithmonë?

Përgjigje

Vetëvrasja është një e keqe e madhe, dhe një prej mëkateve të mëdha.
Muslimanit nuk i lejohet të kryejnë vetvrasje.

All-llahu Azze ue Xhel thotë:

"Dhe mos e mbytni veten tuaj (as edhe njëri-tjetrin). Sigurisht, All-llahu është gjithnjë Mëshirplotë ndaj jush. "- An-Nisa, 4:29 -

Dhe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë në një hadithin autentik:

“Kush ka vrarë veten në këtë dynja me diçka, atëherë ai do të dënohet me të në Ditën e Ringjalljes.”[Buhari, nr,2047 – Muslimi, nr, 176]

Kështu që është obligim për Muslimanët që të kenë durim dhe qëndrueshmëri në qoftë se ata përballen me disa sprova fatkeqësi apo vështirësi në jetën e tyre, dhe të mos nxitojnë dhe të vrasin veten. Përkundrazi, ata duhen paralajmëruar ndaj asaj që të kenë frikë All-llahun Aze ue Xhel, të jenë të durueshëm - përmbajtur, dhe të veprojnë përmes saj -sprovës- duke ndërmarrë masat apo hapat e duhura dhe kushdo që i frikësohet All-llahut, atëherë All-llahu do t'ja çelin atij një rrugëdalje për të dalë prej saj.

Dhe kush e vret veten, ai e vendos apo e nënshtron veten në Zemërimin e All-llahut dhe Ndëshkimin e Tij, mirëpo, kjo varet prej All-llahut, për ta Ndëshkuar atë ose jo, pasi vetvrasje (nuk është shirk) është nën shirk,

All-llahu Aze ue Xhel, ka thënë:

"Padyshim që All-llahu nuk fal që Atij t’i vehen shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj (çdo gjë tjetër) këdo që Ai dëshiron." An-Nisa. 04:48.

Dhe gjithçka tjetër që është nën shirk është në dorë të All-llahut për ta falur, dhe vetëvrasja në këtë rast është nën shirk. Në mënyrë të ngjashme është rasti i zinaqarit, hajdutit, dhe pirësi i alkoolit, pra të gjitha këto të lartëpërmendurat janë veprime të mosbindjes që janë nën shirk, dhe kush i bën keto është nën Vullnetin e All-llahut, (dmth) nëse personi vdes mbi këtë mosbindje, All-llahu mund ta falë nëse Ai Dëshiron ta falë atë, për shkak të Islamit dhe veprave të tij të mira.

Dhe nëse All-llahu Dëshiron, Ai e dënon atë në Xhehenem në bazë të pëshës së mëkateve të tij. Pastaj, pasi ai të pastrohet ai do të nxirret prej Xhehenemit.
Sipas Ehli Sunetit uel-Xhemat ai nuk do të mbetet përgjithmonë në Xhehenem. 

Njeriu gjynahqarë nuk qëndron gjithmonë në Xhehenem, kështu që as vrasësi, ose dikush tjetër nuk qëndron në Xhehenem përgjithmonë. Ai do të dënohet, nëse All-llahu Dëshiron për ta ndëshkuar atë, për aq kohë të gjatë që All-llahu Dëshiron që ta dënojë atë në bazë të peshës së mosbindjes së tij, dhe më pas All-llahu do ta nxjerrë atë prej aty dhe do ta dërgojë në një lumë të quajtur "Lumi i Jetës". 
Prej aty njerëzit do të ringjallen (prej çdo gjëje nga ajo që u ka mbetur atyre pas djegies në Zjarrin e Xhehenemit), sikurse rriten apo dalin bimët apo filizat pasi të jenë ujitur.

Një herë pasi të përfundojë formimi i tyre, All-llahu Aze ue Xhel, do ti lejojë që ata të hyjnë në Xhennet për shkak të Islamit të tyre dhe Imaanit që në të cilin ata vdiqën. 
Të vetmit që do të qëndrojnë përgjithmonë në zjarr të Xhehenemit janë mosbesimtarët.

Pra të vetmit që do të qëndrojnë përjetësisht në zjarr të Xhehenemit do jenë mosbesimtarët dhe politeistët ... ata të cilët mohuan All-llahun dhe të Dërguarin e Tij ... ata që i refuzuan të Dërguarit (e tjerë) të Tij ... ata që mohuan diçka që me të cilën erdhën të Dërguarit alejhimus salatu ue selam... ose vepruan apo bënë gjëra të tjera të kësaj natyre që e nxjerrin njëriun prej Islamit.

Dhe sipas Ehlus-Sune uel-Xhemat gjynahet nuk e bëjnë personin që të qëndrojë përgjithmonë në zjarr të Xhehenemit.

Kjo e kundërshton gjykimin e Hauarixhëve dhe Mutezilive dhe sekteve të tjera, Dy grupet e devijuara dhe të humbura, të cilët thonë se: Njerëzit gjynahqarë të cilët do hyjnë në zjarr të Xhenenemit do të mbesin aty përgjithmonë, dhe ky është një gabim i madh.

Ehlus-Suneh uel-Xhemat, dhe Shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Sahabet radija_All-llahuanhum ... dhe ata që i pasuan ata në drejtësi thonë: Njerëzit mëkatarë nuk do të mbesin në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë, për aq kohë sa ata nuk e deklarojë veprimin e mosbindjes të jetë i lejuar(Hallall), duke qenë në dijeni se është mosbindje – e ndaluar (Haram).

Nëse shejtani e mashtron dikë për ta bërë këtë (vepër të ndaluar), atëherë ai nuk duhet të mbetet në zjarr të Xhehenemit përgjithmonë, por është në Dëshirë të All-llahut. Ai mund të zgjedhë për ta faluar atë dhe t'ja lejojnë atij hyrjen në Xhennet për shkak të Islamit dhe Imaanit të tij, ose Ai zgjedhë për ta ndëshkuar atë në bazë të peshës së mosbindjes së tij.

Pastaj, pasi të pastrohet All-llahu do ta nxjerrë prej zjarrit të Xhehenemit dhe ta fusë në Xhennetin e Tij.

Hadithet nga i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në lidhje me këtë çështje kanë ardhur nga një numër i madh zinxhirësh: Se disa njerëz të cilët hyjnë në zjarr të Xhehenemit për shkak të gjynaheve të tyre do të nxirren nga zjarri Xhehenemit përmes -Shefatit- ndërmjetësimeve të ndryshme, përmes lejes së All-llahut xhele ue ala.

Të gjithë këto janë të vërtetuara dhe të bazuara në mënyrë autentike nga i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu ue sel-lem alejhi.

Fataawa – Nur al Darab – www.binbaz.org.sa/mat/10374
Source: www.troid.org the old site, and the new site: www.troid.ca

Përkthyer në Anglisht nga: Musa Riçardson
Dhe në Shqip nga: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 30 Sefer 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.