Gratë që punojnë pa pasur nevojë për të
El-Imam esh-Shejkh El-Allame Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz rahimehUllah.
Pyetje:
A ndjekë një grua tekat dhe dëshirat e saj, nëse ajo
punon pa pasur nevojë për të holla?
Përgjigje:
Jo, kjo nuk është ndjekje. Ajo nuk ndjekë tekat dhe
dëshirat e saj në qoftë se ajo është një punë e ndershme dhe e respektuar dhe pa
përzierje mes burrave dhe grave. Nëse ajo punon vetëm mes grave pa ndodhur
ndonjë padrejtësi apo armiqësi, e mbi të gjitha këto nëse ajo është e martuar dhe
burri i saj e lejon atë që të punojë, atëherë ajo nuk është duke ndjekur tekat dhe
dëshirat e saj.
Ka lloje të ndryshme pune. Në qoftë se puna përmban
mosbindje ndaj Allahut, atëherë është obligim për të që ta lërë atë. Dhe po
ashtu nëse në punë ka përzierje mes burrave dhe grave dhe shfaqet bukuria e
saj, atëherë edhe kjo punë është gjithashtu Haram.
Por nëse është një punë e lejuar dhe e bazuar në Sheriat,
psh, si një mësuese për vajzat, apo një infermiere, mjeke për gratë. Atëherë
kjo është një punë e lejuar. Elhamdulil-lah.
Pyetje:
Po nëse ajo nuk është në nevojë për të holla, a është
ende e lejuar?
Përgjigje:
Po, është. Ajo për shembull mund të dojë më shumë
para, apo ka nevojë për ti dhënë për bamirësi, etj.
Burimi:
Women working without being in need of it.
Imam Abdul-Aziz bin Abdillah bin Baz
Question:
Does a woman follow her whims and desires if she's working without being in need of the money ?
Answer:
No, she is not. She doesn't follow her whims and desires if it is a noble and respected work with no free mixing. Is she only works amongst women without any unjustice taking place and hostility, all while her husband is allowing her to work if she is married, then she is not following her whims and desrires.
There is different kinds of work. If it maintains disobediance to Allah, then it is obligatory on her to leave it. If the job leads to free mixing between men and women and showing her beauty, then this is also haram.
But if it is allowed and Sharýah-based, as being a teacher for girls, or a nurse, doctor for women. Then it is a permissble act. Alhamdulillah.
Question :
If she isn't in need of the money, is it still permissble ?
Answer:
Yes it is. She might for example, want more money, or need it to give away in charity etc.
Përshtati: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
Shkodër 6 Rebbi’1 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.