Adhurimi All-llahut me Dashuri Shpresë dhe Frikë
Shejkh Salih el-Feuzan hafidhehUllah:
Pyetësi thotë:
"Ata
që thonë: "Ne e adhurojnë All-llahun vetëm me dashuri për të dhe nuk i
frikësohemi Ndëshkimit të Tij dhe nuk e dëshirojmë shpërblimin e Tij: "Kush
janë këta dhe ç’gjykim ka kjo thënje të tyre?"
Shejkh
Salih ibn Feuzan el-Feuzan hafidhehUllah:
"Kjo
është një thënje Sufijeh, dhe është gabim, Allahu na ruajtë, kjo është në kundërshtim
me metodologjinë e gjithë Profetëve alejhimus salatu ue selam.
Allahu subhaneu ue te'ala thotë në Kur'anin famëlartë:
Allahu subhaneu ue te'ala thotë në Kur'anin famëlartë:
"Ata vërtet që ishin që nxitonin të bënin punë të mira dhe gjithnjë na luteshin Neve me
shpresë dhe frikë dhe gjithnjë nënshtroheshin ndaj Nesh". Surja El-Enbija, Ajeti 90.
"Ata të cilëve u thërrasin [si Isai - biri i Merjemes, Uzeiri ose ndonjë melek e tjer]
vetë duan (për veten e tyre) mënyre e rrugë për të drejtë hyrje e afrimi tek
Zoti i tyre (Allahu), secili prej tyre do të deshte të jetë më i afërti dhe ata
[Isai, Uzeiri, melekët e tjer] vetë shpresojnë për Mëshirën e Tij dhe kanë
frikë Ndëshkimin e Tij.Vërtetë që Ndëshkimi
i Zotit tënd është për t’u pasur frikë ! " Surja El-Isra Ajeti 57
Prandaj kush e adhuron All-llahun Aze ue xhel:
Vetëm me frikë ai është Khaarixhi (Khawarixh)
Vetëm me shpresë është Murxhi'ah
Dhe vetem me dashuri është Sufi.
Dhe (në fund)
Kushdo që e adhuron All-llahun subhanehu ue te'ala, me Dashuri, Shpresë dhe Frikë, atëherë ai është Besimtar me Teuhid. "
Kushdo që e adhuron All-llahun subhanehu ue te'ala, me Dashuri, Shpresë dhe Frikë, atëherë ai është Besimtar me Teuhid. "
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 16 Rebb’i 1 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.