Friday, January 4, 2013

Gjykimi për të pështyerit në drejtim të Kibles - Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehullah





Shejkh Muham-med Nasirudin el-Albani rahimehullah


Ajo që është transmetuar autentikisht prej Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel- lem, është se ai ka thënë:

"Kushdo që pështyn në drejtim të Kibles, Ditën e Ringjalljes - Gjykimit - ai do të vijë me gëlbazën apo pështymën e tij mes syve të tij"

All-llahu t'ë faltë - dëgjoje Hadithin, Kushdo që pështyn në drejtim të Kibles”, taman sikurse në drejtimin që ju përballeni apo drejtoheni në namaz,

"Kushdo që pështyn në drejtim të Kibles, Ditën e Ringjalljes - Gjykimit- ai do të vijë me gëlbazën apo pështymën e tij mes syve të tij"

Dhe kjo njihet mirë mes të gjithëve se pështyma është e pastër ndryshe nga gëlbaza dhe jashtëqitja të cilat janë të papastra. Çdo gjë prej tyre është e neveritshme.

Me këtë (Hadith) i Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ka ndaluar atë me një ndalim të përgjithshëm që Muslimani të pështyj në drejtim të Kibles.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 23 Sefer 1434.


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.