Saturday, January 12, 2013

I Riu Maniak duke kritikuar Dijetarët - Shaykh Rabee (hafidhahullaah)


I Riu Maniak duke kritikuar Dijetarët (duhet ta shihni patjetër) 
Shejkh Rabia bin Hadi el-Medkhali hafidhahullaah



Matreiali në përkthim Insha-Allah. BaarakAllahu Fejk



Ky person e ka keqkuptur Menhexhin. Ai shkon aq larg sa të thotë se ata persona të cilët nuk e kanë deklaruar Bekr Ebu Zejd rahimehUllah, bidatçi, janë Ikhuani. Dhe kjo është ajo se si ai e ka kuptuar Menhexhin.
Ai u befasua dhe mori një surprizë dhe mësim të mirë atje!
All-llahu e udhëzoftë tek e vërteta

Përfitojmë:

1.Vetëm për shkak se Shejkh Rabia hafidhehUllah, kritikon dikë, kjo nuk do të thotë gjithmonë se ai është duke e shpallur atë bidatçi.

2. Mos atribuoni pretendime të rrejshme tek Dijetarët.

3. Kuptojini deklaratat e dijetarëve. Dmth, atë që ata kanë pasur për qëllim të thonë me të.

Përktheu. Arbrit Kraja (Ebu jusuf)
Shkodër 30 Sefer 1434.

Lexo temën e ngjashme më poshtë:


Shejkh Rabi ibn Hadi El Medkhali hafidhahUllah, gjithashtu ka thënë:

Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi  


Jo çdo njeri që bie në bidat deklarohet bidatçi, sepse nëse ne do ta miratonim këtë parim, ne do të bënim Tabdi mbi shumicën e Imamëve të Islamit (Rahime-humUllah). Shejhul Islam ibn Tejmije (rahimehUllah) ka thënë:

"Me të vërtetë shumë prej Selefëve dhe Khalifëve ranë në bidat pa qenë të vetëdijshëm për të, ose për shkak të veprimit me një hadith të dobët, ose prej kuptimit të hadithit në një mënyrë tjetër përveç asaj ç'ka Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë pasur për qëllim, ose për shkak të Ixhtihadit. "

Aktualisht ne kemi Imamët e Ixhtihadit; dhe Ixhtihadi i tyre mund t’i çojë ata në gabime  apo  bidat.
Pra, nëse ne e njohim atë që eshtë në Menhexh të shëndoshë dhe me qëllime të shëndosha, duke qenë i larguar nga dëshirat dhe duke qenë i etur për të vërtetën (hakun); dhe nëse ne e njohim atë  me këtë (cilësi) dhe ai bie në bidat, atëherë ai nuk deklarohet bidatçi.

Por nëse ne e njohim atë, si një njeri që shkon pas dëshirave, epsheve dhe qëllimeve të keqija, dhe ne i dimë çeshtjet rreth tij dhe që na tregojnë se ai dëshiron bidatin,  atëherë ai deklarohet bidatçi. Ju i gjeni ata (Selefët) duke gjykuar me Tabdi shumë njerëz për shkak të kësaj.

Dhe shumë njerëz ranë në bidat, por nuk u quajtën bidatçi, sepse ata (Selefët) e njihnin Menhexhin e tyre të shëndoshë dhe qëllimet e mira, etjen e tyre për të vërtetën dhe qëndrueshmerinë e tyre në Menhexhin e pastër që ata përshkuan.

[cituar nga Shejkh: Ahm-med ibn Umar Bazmul hafidhahUllah, në 'Sijanatus Salafi Min Weswasati Wa Talbeesaat Ali El-Halebi': fq: 165] 

http://salafitalk.net/st/viewmessages.cfm?Forum=25&Topic=4564

kliko në linkun e mëposhtëm për më shumë sqarime prej fjalëve të Shejh Rabisë HafidhahUllah, se kush është Ali Hasen dhe Ebul Hasen el Maribi, mbi mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre...

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Shkurt 2012


No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.