English version 👉 https://drive.google.com/open?id=1g0GE4hLYtPg0G0nklDIaNctPEwyqlyxa
Rruga për një martesë të lumtur
Rruga për një martesë të lumtur
Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimehUllah
Me Emrin e Allahut, i
Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti.
Salavatet dhe selamet qofshin
për Profetin tonë Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për familjen e tij
shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekin ata në mirësi deri në Ditën e
Ringjalljes!
Sa për atë që vijon
E lexova këtë fetaua në sahab.net dhe menjëherë ndjeva se do të
ishte e dobishme për ta përkthyer për shkak të rëndësisë që kjo temë mbartë dhe
se shumë vëllezër dhe motra Selefije janë në kërkim të mënyrave për të patur
një jetë të suksesshme dhe të lumtur martesore. Pra, këtu ne kemi një pyetje të
paraqitur në një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë, Imamit Shejkhut dhe prindin
tonë: Abdul-Aziz bin Baz RahimehUllaah.
All-llahu Xhel-le ue Ala, na dhuroftë të gjithve
martesa të lumtura dhe të bereqetshme.
Pyetje:
Si mund ta ndërtojmë një jetë të lumtur
martesore?
Dhe çfarë (këshille) keni për ata burra që
janë neglizhent dhe të pakujdesshëm kur është fjala për divorcin?
Ndoshta ju mund të keni disa udhëzime o i
nderuar Shejkh.
Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimehUllaah
Përgjigjet:
"Nuk ka dyshim se është
obligim për të dy ata (bashkëshortët) të jetojnë me njëri-tjetrin me ndershmëri
dhe harmoni sepse:
All-llahu Azze ue Xhel,
thotë:
{Dhe jetoni me ta në mënyrë të
ndershme}. [4:19]
Pra, është detyrë e burrit për të jetuar
me gruan e tij me ndershmëri, mirësi dhe anasjelltas. Të dy së bashku duhet të
jetojnë me ndershmëri dhe mirësi. Burri duhet të përpiqet shumë për ta bërë
këtë, po ashtu dhe gruaja.
k
All-llahu i Madhëruar thotë:
{Dhe ato (gratë) kanë të
drejta (mbi bashkëshortët e tyre, për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë e
tjer) të barabarta (me të drejtat e burrave të tyre) mbi ta (edhe për bindje,
respekt e tjer) në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë
më tepër (përgjegjësie) mbi to}. [2:228]
Kështu që të dy ata duhet ta ushtrojnë
veten e tyre në të folur (komunikim) me njëri-tjetrin me edukatë (moral) dhe
sjellje të mirë, duke qenë të përmbajtur dhe duke mos thënë atë që nuk është e
përshtatshme (e hijshme), duke u përmbajtur nga goditjet (kundërshtimet … etj)
me njëri-tjetrin. Ata të dy duhet të jetojnë në dashamirësi gjatë gjithë kohës
dhe të flasin (mes vetes) me fjalën e ngrohtë dhe të butë, të praktikojnë
sjellje me moral të mirë dhe ti përmbushin obligimet e tyre. Burri duhet ta
kryej atë që Allahu i ka obliguar atij, prej mirëmbajtjes (obligimeve si
bashkshort ) së bashku me moralin, fjalën dhe sjelljen e mirë. Gjithashtu
gruaja duhet ta nënshtrojnë veten për burrin e saj duke treguar respekt
dhe t'i bindet atij në çdo gjë që është e mirë / e drejtë dhe të flasë me të
(burrin) me atë mënyrë që është më e mira (e mundshme).
Ajo nuk duhet ta pengojë atë nga e drejta
e tij (dmth marrëdhëniet martesore) të cilat Allahu i ka ligjëruar për të. Ata
duhet të bashkëpunojnë bashkë në të mira dhe të përpiqen të kenë një jetë
(martesore të lumtur) dhe sa më të shëndetshme me njëri-tjetrin dhe larg
debatit dhe shtypjes (dhunës).
Pra, duke e pasur këtë, gjendja dhe
çështja (martesore) ndreqet dhe drejtohet drejt
mirësisë, lumturisë dhe dashurisë. Sa për keqtrajtim dhe shtypje
(dhunë) së bashku me një marrëdhënie të trazuar, atëherë marrdhënia martesore
asnjëherë nuk do të ndreqet dhe bëhen e mirë (e shëndoshë / e lumtur).
Ne lusim All-llahun për siguri."
Përshtati: Abu Yusuf al-Albani (Arbrit
Kraja)
A'Shkodera 1 Gusht 2012.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.