Shejkh Rabia Bin Hadi el-Medkhali hafidhehUllah,
për ata që flasin keq për Shejkh Ubejd el-Xhabiri & Salafi Publications
për ata që flasin keq për Shejkh Ubejd el-Xhabiri & Salafi Publications
Pyetje e paraqitur për te Esh-Shejkh Rabij Bin Hadi
el-Medkhali hafidhehUllah, prej Xhamisë Dar-us Sunneh në Londër, në lidhje me ata që flasin keq për Shejkh Ubejd
el-Xhabiri hafidhehUllah dhe Qendrën Selefi Publications në Birmigam.
Të shtunën 19/01/2013 7 Raby `el-euel 1434 AH, unë
(Ebu Mek’kah prej Xhamisë Dar-us Sunneh në Londër) e vizitova shtëpinë e
Esh-Shejkh Rabij Bin Hadi el-Medkhali hafidhehUllah, dhe e pyeta me pyetjen në
vijim:
Unë – Es-selamu alejkum ue rahmetullah Shejkh.
Shejkhu- Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue barakatuh
Unë - HajekAllaah Shejkh, si je me shëndet o prindi ynë ?
Shejkhu – Elhamdulil’lah.
Unë - Unë jam një prej bijve tuaj nga Britania.
Shejkhu – Ti a je Somalez ?
Unë - Po O 'Shejkh.
Shejkhu - Si jeni ?
Unë – Elhamdulil’lah o shejkh çdo gjë është mirë.
All-llahu të forcoftë me fjalë që qëndrojnë në këtë Dünja dhe Ahiret.
Shejkhu - Aamiin.
Unë - O 'Shejkh unë kam një pyetje.
Shejkhu – Po ?
Unë - O’ Shejkh
atje në Britani ne kemi një grup të rinjshë që paralajmërojnë kundër Shejkh
Ubejd el-Xhabiri hafidhehUllah, dhe ndaj vëllezërve tanë të Qendres Selefije në birmingam,
madje ata edhe po i detyrojnë njerëzit që të mbajnë qëndrim kundër tyre.
Shejkhu – Ata paralajmërojnë kundër Shejkh Ubejdit ?
Unë - Po O ' Shejkh madje ata e etiketojnë atë si
bidatçi !
Shejkhu - Po ne kemi qenë të informuar rreth tyre,
këshillojini ata, këshillojini dhe nëse ata nuk e pranojnë këshillën, atëherë paralajmëroni
kundër tyre.
Unë - Shejkh ata me këtë po i ngatërrojnë të rinjtë dhe kjo
është gjithçka për të cilën ata flasin.
Shejkhu - Po, ne kemi qenë të informuar rreth tyre
nga Abu Khadeejah Abdul Wahhid.
....
Gjatë kësaj pyetje i pranishëm në shtëpinë e
Shejkhut ishte edhe Shejkh Ahmed Ez-Zahraani hafidhehUllah.
All-llahu e ruajtë esh-Shejkh El-Waalid Rabij
el-Madkhali
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani A'Shkodera)
Shkodër 12 Rebb’i 1 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.