Friday, January 18, 2013

Prej shkaqeve të përçarjes është edhe dëgjimi i gënjeshtrave


Prej shkaqeve të përçarjes është edhe dëgjimi i gënjeshtrave
Shejkh Salih ibn Feuzan el Feuzan hafidhehUllah 

Prej shkaqeve të kësaj përçarjeje dhe mospajtimi, është edhe dëgjimi i gënjeshtrave, shpifjeve dhe spekullimeve që qarkullojnë në mesin e njerëzve me iman të dobët, në mesin e hipokritëve (munafikunëve), të mashtruarve apo qëllim-këqinjve të cilët nuk duan që neve të bashkohemi rreth një akideje dhe një feje.
Ajo që kemi për detyrë është që të sigurohemi (për atë që dëgjojmë) dhe mos të ngutemi, dhe Allahu (subhanehu ue teala) na ka urdhëruar që të sigurohemi për çështjet e përgjithshme të ummetit, ndërsa për çështjet që lidhen me paqen dhe luftën e të tjera çështje e tjera të përgjithshme ka vendosur që referenca jonë të jenë prijësat (pushtetarët) dhe në veçanti dijetarët. Nuk u lejhot individëve që të ndërhyjnë në këto çështje, sepse kjo e copëton atë, përçan unitetin dhe i jep rast njerëzve qëllim-këqinj të cilët presin të përfitojnë nga këto ndodhi.
Ka prej çështjeve që u përkasin vetëm prijësve dhe u përkasin dijetarëve të ummetit, e përsa i përket individëve, ata nuk duhet të ndërhyjnë, sepse nuk janë çështje që u përkasin, e nëse ndërhyn çdokush atëherë bëhet rrëmujë.
Thotë Allahu (subhanehu ue teala):

 وَإِذَا جَاءَهُمْ أَمْرٌ مِنَ الْأَمْنِ أَوِ الْخَوْفِ أَذَاعُوا بِهِ وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُولِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ وَلَوْلَا فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَتُهُ لَاتَّبَعْتُمُ الشَّيْطَانَ إِلَّا قَلِيلًا

“Kur atyre u vjen rëndë ndonjë çështje që prek sigurinë e njerëzve apo frikë, ata e përjhapin atë (ndër njerëz). Sikur t’ia kishin paraqitur (për shqyrtim) të Dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre (menjëherë). Po të mos kishte qënë mirësia dhe përkujtimi i Allahut mbi ju, ju do të kishit ndjekur Shejtanin, përveç një pakice prej jush.”En-Nisa:83
Përshtati: Besmir Cacani
25-04-2011

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.