Tuesday, January 8, 2013

Sa kategori besimtarësh ka dhe cilët janë ata?


Pyetje:
Sa kategori besimtarësh ka dhe cilët janë ata?

Përgjigje:

 Besimtarët janë tri llojesh:

Të parët: Janë ata që garojnë në bërjen e veprave të mira. Janë ata që kryejnë çështjet e obliguara dhe të rekomanduara, ndërkohë i shmangen veprave të cilat janë të ndaluara, dhe të papëlqyeshme.

Të dytët: Janë ata që ndjekin një rrugë të mesme (duke qenë mes të mirës dhe të keqes). Janë ata që e limitojnë veten e tyre vetëm në kryerjen e veprave të obligueshme dhe u shmangen veprave që janë të ndaluara (këqija).

Të tretët: Janë ata që gabojnë (i bëjnë padrejtësi) vetveten e tyre. Janë ata që i përziejnë veprat e mira me veprat e këqija.

Këto kategori janë nxjerrë prej Fjalës së All-llahut të Lartësuar:

’’Pastaj Ne u dhamë për trashëgim Librin (Kur’anin) të atillëve nga robët Tanë të cilët ne i zgjodhëm (pasuesit e Muham-medit alejhi ue selam). Pastaj prej tyre janë disa që gabojnë vetveten e tyre, dhe (po) prej tyre janë disa të cilët ndjekin një rrugë të mesme, dhe (po) prej tyre disa që janë më të parët në mirësi me Vullnetin e All-llahut. Ai (trashëgimi i Kur’anit), mu ai është në të vërtetë përkujtim e mirësi e madhe’’ El-Fatir, 32.

Burimi: Marrë nga libri :Pyetje dhe Përgjigje .Lidhur me të mësuarit e parimeve themelore të besimit dhe qartësimin (sqarimin) e pengesave të cilat pengojnë besimin.Me komentimin e Shejkhut fisnik El’Allameh esh-Shejkh Abdur Rahman ibn Nasr es-Sade (rahmetUllahi alejhi). Fq.26-27.

Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 26 Sefer 1434.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.