Pyetje dhe Përgjigje me
El’Allameh esh-Shejkh Abdur Rahman ibn Nasr es-Sadi rahimehUllah.
Pyetja 21: Çfarë është Siraat ul Mustekim (Rruga eDrejtë)
dhe karakteristikat e saj?
Përgjigje:
Siraat ul Mustekim është dituria e dobishme dhe
veprat e drejta. Dituria e dobishme është ajo dije, me të cilën erdhi i
Dërguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, prej Kur'anit, Sunnetit dhe
veprave të drejta. Për të kërkuar afrimin tek All-llahu Aze ue Xhel me besim të saktë, me kryerjen
e veprave të obliguara (në adhurim) dhe shmangien e veprave të ndaluara.
Në
thelb nënkupton t’i zbatosh të drejtat e All-llahut dhe të drejtat e robit të
Tij. Kjo nuk mund të permbushet vetem se me Iklaas (sinqeritet të plotë) në All-llahun
dhe me Mataaba'ah (pasimin e Sunnetit të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem).
Feja, në tërësi është përqëndruar rreth këtyre dy parimeve dhe kushdo
që është neglizhent në sinqeritet (Iklaas) do të bie në Shirk dhe kushdo që
është neglizhent ndaj pasimit të Sunnetit do të bjerë në Bid'ah.
All-llahu i Lartësuar thotë në Kur’anin Famëlartë:
’’…kështu pra, kushdo që shpreson për Takim
me Zotin e Tij, le të punojë mirësi e drejtësi dhe të mos i bashkojë askënd për
shok në adhurim Zotit të tij.’’ (El-Kehf, 110)
Burimi: Marrë
nga libri :Pyetje dhe Përgjigje .Lidhur me të mësuarit e parimeve themelore të
besimit dhe qartësimin (sqarimin) e pengesave të cilat pengojnë besimin.Me
komentimin e Shejkhut fisnik El’Allameh esh-Shejkh Abdur Rahman ibn Nasr es-Sade
(rahmetUllahi alejhi). Fq,45.
Përktheu: Arbrit Kraja (Ebu Jusuf)
Shkodër 28 Sefer 1434.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.