Jeta është Sprovë!
(siç kuptohet prej Sures El-'Ankebut)
Shejkh Salih ibn ’Abdil- ‘Aziz Aalish-Shejkh hafidhehUllah.
Një mësim i regjistruar [1] dhe i përkthyer ekskluzivisht për bakkah.net
dhe u përkthye nga vëlla Abul-'Abbaas Moosa Richardson hafidhehullah.
Me Emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Paqja dhe Bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit për mbarë njerëzimin, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit, në vazhdim:
Tema kryesore e Sures El-'Ankebut, sikurse shumë prej dijetarëve të Ehlus-Sunnetit e kanë përmendur, është fitneja (sprovat dhe trazirat). Sprova është përmendur që nga fillimi i sures ku Allahu Xhel-le ue 'Ala, thotë [2]:
’’Elif - Lam - Mim . A mendojnë njerëzit se do të lihen pa u trazuar ngaqë thonë: ’’Ne besojmë’’ dhe nuk do të provohen ?. Dhe sigurisht që Ne i provuam ata të cilët qenë para tyre. Dhe vërtetë që Allahu do ta bëjë të njohur (të vërtetën e) atyre që janë të vërtetë dhe (po kështu) vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (gënjeshtrën e) atyre që janë gënjeshtarë…’’
Pra sprova është përmendur në mënyrë specifike në fillim të sures.
Mirëpo, me çfarë lloj sprovash janë sprovuar njerëzit ? Njeriu mund të vihet në sprovë për shkak të intelektit të tij, ose prej dunjasë. Ai mund të vihet në sprovë nga prindërit ose nga familja e tij. Ai mund të vihet në sprovë me anë të jetëgjatësisë të gjatë të tij. Sprovë e tij mund të jetë ajo se ai nuk përballet me asnjë vështirësi në gjithë në jetën! Pra, realiteti është se njeriu mund të sprovohet nga një shumëllojshmëri sprovash, të gjitha ato janë të përmendura në këtë sure.
Pra në këtë sure, el-'Ankebut, Allahu Xhel-le ue 'Ala, përmend llojet e sprovave dhe themelet mbi të cilat ata janë ndërtuar. Ai gjithashtu përmend se si një njeri mund të ruhet nga këto lloj sprovash.
Kjo për shkak se jeta e kësaj bote, në realitet është thjesht një sprovë. Pejgamberi sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, ka thënë, sikurse transmetohet nga ' Ijadh ibn Himaar radija_Allahu anhu, dhe është përmbledhur nga Imam Muslimi në Sahihun e tij:[3]
"Allahu Xhele-le ue Ala, ka thënë: "O Muham-med ! Vërtetë Të kam dërguar vetëm për të vënë në sprovë ty dhe për ti vënë tjerët në sprovë me ty. "
Pra jeta, në të vërtetë që është vetëm një sprovë. Dhe kjo sprovë - është vetëm me anë të gjërave të këqija apo vetëm me anë të gjërave të mira?
Kjo sprovë është njësoj si me të këqijat dhe të mirat!
Kjo sprovë është njësoj si me të këqijat dhe të mirat!
Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [4]:
’’… Dhe Ne do t'ju provojmë me të keqen dhe me të mirën dhe te Ne ju do të ktheheni’’
Shikoni atë çfarë përmend Allahu Xhel-le ue Ala, në fillim të kësaj sures:
’’A mendojnë njerëzit se do të lihen ...’’
Cilët apo kush janë ata që përfshihen në fjalën (njerëz)? Kjo fjalë përfshin të dy besimtarin e mosbesimtarin. Kjo fjalë përfshin të dy të vjetrin dhe të riun. Kjo fjalë i përfshin të gjitha kategoritë e njerëzve pasi ata bashkëveprojnë me të gjitha kategoritë e tjera.
’’A mos mendojnë njerëzit se ata do të lihen pa u trazuar vetëm ngaqë thonë: ’’Ne besojmë në Allahun’’ dhe nuk do të përballen me sprovën ?’’
Ju thoni ne jeni besimtarë, mirëpo kur mund të konsiderohet besimi juaj me Iman të vërtetë? Kjo është atëherë kur sprovat vendosen para jush, dhe ju i kaloni ato me sukses me Urdhrin e Allahut Xhel-le ue Ala.
Ju mund të sprovoheni edhe nga vetvetja juaj! Ka njerëzit që janë vënë në sprovë për shkak të bukurisë dhe cilësisë tyre të mirë. Një grua mund të sprovohet nga bukurija dhe prejardhja e saj, dhe një burrë mund të sprovohet nga pasuria e tij. Dikush mund të provohet nga prindërit e tij. Kështu që ju në këtë sureh do të gjeni të përmendura të gjitha llojet e këtyre sprovave, origjinën e tyre dhe zgjidhjet për to.
Sprova e Prindërve mosbesimtarë
Merrni këtë shembull:
Në pjesën e parë të sures Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [5]:
Në pjesën e parë të sures Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [5]:
’’Dhe Ne kemi urdhëruar për njeriun të jetë i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve të tij, por nëse ata përpiqen të të bëjnë ty të Më bashkosh Mua ndonjë gjë tjetër (në adhurimin si shok a të barabartë) për të cilën gjë ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre. Tek Unë është kthimi juaj …’’
Kini parasysh këtu që disa prindër shkaktojnë sprovë dhe përpiqen që ta bëjnë fëminë e tyre për të bërë shirk. A nuk është kjo një sprovë? Vërtetë kjo është një sprove jashtzakonisht e madhe!
Dijetarët e Tefsirit kanë përmendur se ky ajet ishte shpallur rreth ngjarjeve që përfshijnë Sa’d Ibn Ebi Uekas radija_Allahu anhu, kur nëna e tij u përpoq ta kthente atë përsëri në mosbesim. Edhe me këtë lloj situate, Allahu Xhel-le ue Ala, e urdhëroi atë për ta mbajtur lidhjen me prindërit e tij dhe ti shoqëroj ata me butësi, por jo për t'iu bindur atyre.
Ai Xhel-le ue Ala, tha se [5]:
’’Por nëse ata përpiqen të të bëjnë ty të Më bashkosh Mua ndonjë gjë tjetër (në adhurimin si shok a të barabartë) për të cilën gjë ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre. Tek Unë është kthimi juaj dhe Unë do t’ju tregoj gjithçka që ju patët punuar.’’
Dhe Ai thotë në fillim të këtij ajeti:
’’Dhe Ne kemi urdhëruar për njeriun të jetë i mirë dhe i përkushtuar ndaj prindërve të tij’’
Kjo është një sprovë e jashtëzakonshme! Mirëpo atëherë cila është rrugëdalja për të dalë prej saj? Përgjigja është; me kuptimin e drejtë të legjislacionit të Allahut Xhel-le ue Ala, që ju nuk iu bindeni atyre, kur ata t’ju urdhërojnë ju me kufër, shirk, apo mosbindje ndaj Allahut Xhel-le ue Ala. Mirëpo sidoqoftë ju akoma duhet ta mbani lidhjen me to dhe ti shoqëroni me butësi.
Ka disa njerëz të cilët janë sprovuar me këtë sprovë, dhe ata i shoqërojnë prindërit e tyre, por jo me butësi, por me ashpërsi, dhe kështu që në këtë pikë ata kanë rënë në ndalesa të kësaj cilësie.
Ai që mund të jetë i durueshëm me një çështje të vështirë si kjo, duke i shoqëruar ato me butësi dhe nuk iu bindet atyre (kur ato ta urdhërojnë për mosbindje ndaj Allahut), ai është i vetmi që është i suksesshëm në trajtimin e sprovave në një rast të tillë.
Sprova e të qënit pakicë
Një tjetër lloj sprove është kur një person vështron një numër të madh njerëzish mosbesues në Allahun Xhel-le ue Ala. Ata nuk besojnë, dhe pastaj shfaqët njëri dhe mendon se ai dhe njerëzit e besimit janë shumë pak dhe mobesimtarët, hipokritët, kriminelët, ose të pabindurit janë shumicë. Si mund ta mbajë-ruaj veten në rrugë të drejtë, si? Kjo është një lloj sprove që sulmon zemrën.
Vërtetë shumë pak nga njerëzit qëndrojnë të pa lëkundur në këtë lloj situate. Shumica e tyre shikojnë njerëzit - shumica janë në të keqen, kështu që ata bien në të. Në këtë sure është përmendur kjo çështje, së bashku me zgjidhjen! Prandaj lexojeni këtë sure dhe mendoni mbi të. [6]
Sprova në shikimin e kënaqësive të mobesimtarëve
Një lloj tjetër sprovet që është përmendur në këtë sure është se një njeri sheh armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem, që qëndrojnë gjatë dhe kanë jetesë të sigurtë. Ai sheh si ata qëndrojnë gjatë në tokë, duke gëzuar fuqinë e tyre dhe duke i shtypur të tjerët, dhe këta janë armiqtë e Allahut Xhel-le ue Ala, politeistë!
Kjo mund ta çojë atë që të fillojë të ndjekë kënaqësitë e dunjasë dhe të bashkohet me ta në ndalimin e të tjerëve nga rruga e Allahut. Allahu Xhel-le ue Ala, thotë: [7]:
’’Vërtetë e zbukuruar është jeta e kësaj bote për ata që nuk besojnë dhe që tallen me ata që besojnë. Por ata të cilët u binden Urdhrave të Allahut dhe përmbahen nga ato gjëra që Ai i ka ndaluar, do të jenë tepër lart atyre në Ditën e Ringjalljes…’’
Kjo ishte nga surja el-Bekare. Në këtë sure, suren El-'Ankebut, Allahu Xhel-le ue Ala, e përmend historinë e Nuhit ' alejhis-selam, vetëm në dy ajete. Cila është lidhja e kësaj historie me temën e sures, që është sprova?
AllahuXhel-le ue Ala, thotë [8]:
’’Dhe vërtet që Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai qëndroi mes tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet (duke i ftuar ata të besojnë në Njësinë e Allahut si një Zot i Vetëm) dhe Tufani i përmbyti ata duke qenë Dhalimunë. Pastaj Ne e shpëtuam atë dhe ata me të në barkë dhe e bëmë atë (barkën) si një Ajet për gjithë Aleminin (për njerëzit, për xhindët)’’
Historia e Nuhit gjendet këtu vetëm në dy ajete? Cila është arsyeja për këtë? Gjithë këtë kohë, 950 vjet, ai i kishte ftuar ata, ndërsa besimtarë ishin shumë pak, sikur është kuptuar nga një tjetër sure [9]:
’’Dhe askush nuk besoi më të përveç një pakicë’’
Disa nga dijetarët e kanë shpjeguar se numri i besimtarëve kishte arritur vetëm 13 njerëz.Të tjerë thanë se kishin besuar vetëm shtatëdhjetë-burra dhe gra.
Ai qëndroi në mesin e tyre një mijë vjet, ndërkohë që ishte shirku ai që mbizotëronte dhe praktikohej adhurimi idhujve: Wadd, Suwaa, Jaghuth, Je'uk, dhe Nasr. [10] Dhe ai i këshillonte dhe i ftonte ata ditën dhe natën, fshehurazi dhe haptazi, dhe askush nuk u përgjigj përveç këtij numri të vogël. A nuk do të përballen zemrat me sprovë?
Vërtetë kjo ishte sprovë. Kjo nuk ishte vetëm 10, 20, apo 50 vjet, apo edhe 100 vjet. Kaluan 200 vjet, 300, 400, 500, derisa u plotësuan plotë 1000 pa 50 vjet. Pastaj në fund erdhi rrugëdalja nga Allahu Xhel-le ue Ala.
Prandaj njeriu mund të vihet në sprovë duke parë qëndrueshmëri të gjatë të armiqve. Pra kjo sure shkakton (dmth bën të qartë) që besimtari i vërtetë të marrë mësim dhe të kuptojë se kjo është për një arsye. Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [11]:
’’Dhe vërtetë që Allahu do ta bëjë të njohur (të vërtetën e) atyre që janë të vërtetë dhe (po kështu) vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (gënjeshtrën e) atyre që janë gënjeshtarë…’’
Kur do të bëhet kjo e njohur? Kur të ndeshesh me sprovën dhe ta kesh trajtuar atë me sukses. Pra tema e sures, sikurse ne jemi duke vënë në dukje, është sprova, edhe me historinë e Profetit Nuh, mësimi këtu është sprova, dhe çfarë do t'ju shpëtojë (ju) nga sprova që zgjat për një kohë të gjatë.
Disa njerëz gabimisht mendojnë se çështja e Allahut do ti arrijë ata megjithatë që ata duan. Jo, por më saktë Urtësia e Allahut është Gjithëpërfshirëse. Ai do ti sprovojë njerëzit, ashtu siç Ai sprovoj Nuhin 'alejhis-selam, dhe popullin e tij, ndërsa jetonin në mesin e njerëzve të tyre (duke i ftuar ata për tek Allahu) për 950 vite, dhe mbas gjithë kësaj kohe, vetëm një grup i vogël njerëzish iu përgjigj.
Pra një mënyrë për të arritur sukses në përballjen e sprovave është përmendur këtu në këtë Sure, dhe ajo është me anë të durimit. Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [12]:
’’Pastaj Ne e shpëtuam atë dhe ata me të në barkë dhe e bëmë atë (barkën) si një Ajet (shenjë-argument) për gjithë Aleminin (për njerëzit, për xhindët)’’
Sprova në Argumentim (debatimit)
Më pas në tregimin e Ibrahimit alejhi selam, ne shohim një tjetër lloj sprove - kundërshtarë që argumentojnë dhe luftojnë kundër ftesën, ata nuk nënshtrohen, përkundrazi ata vetëm thurin plane dhe kurtha. Disa gjëra prej dunjasë që ata i duan janë bërë shumë të dashura për ta, siç thotë Allahu Xhel-le ue Ala [13]:
’’Dhe (Ibrahimi) tha: "Ju keni zgjedhur për adhurim idhuj në vend të Allahut dhe dashuria mes jush është vetëm në jetën e kësaj bote, por Ditën e Kijametit ju do ta mohoni njëri-tjetrin ..."
Kështu që në argumentim (debatim) është një lloj sprove. Pak njerëz kanë durim mbi të Vërtetën, duke qëndruar në të pa u ndikuar nga kjo lloj sprove, dyshimet që politeistët dhe mobesimtarët mund të fusin apo hedhin në mendjen e dikujt. Këto mendime të dyshimta bëhen të ripërtëritshme me kalimin e kohës.
Sprova e Dëshirave dhe Epsheve
Pas kësaj, Allahu Xhel-le ue Ala, përmend ngjarjen e Lutit 'alejhis-selam. Në të është përmendur sprova e epsheve të njerëzve që shkuan kundër natyrës Fitres së njeriut. Kjo së bashku me një sërë dëshirash të tjera dhe promovimi i tyre i jashtëm, ata pretendonin se nuk kishte asgjë të keqe në to. Ata do ta refuzonin këdo që i ndalonte ata nga veprimet e tyre.
Ai (Luti alejhi selam) i ndaloj ata, dhe u tha: "Dhe kryeni edhe El-Munker (mosbesim, mohim dhe veproni ligësi e poshtërsi të tjera) në takimet tuaja ? !" Por populli i tij nuk dhanë asnjë përgjigje, veçse thanë : "Sille Ndëshkimin e Allahut mbi ne, nëse je që flet të drejtën." [14]
Kjo ishte një sprovë e madhe për Lutin kur gruaja e tij prej shtëpisë së tij, kishte hyrë në të keqen e tyre dhe u bë si ata, duke i inkurajuar burrat (e atij vendi) që të kenë marrëdhënie me burrat që erdhën apo vinin në tokën e tyre, dhe tjerë si ta.
Allahu Xhel-le ue Ala, thotë [15]:
’’Më tej Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij përveç të shoqes ; ajo ishte me ata që mbetën pas (duke rënë në Ndëshkim)’’
Pra edhe dëshirat janë një lloj sprove. Si mund ti shpëtojë dikush dëshirave dhe epsheve të tij? Ai u shpëton atyre duke i njohur se ata janë një burim sprove.
Allahu Xhel-le ue Ala, qëllimshëm (për diçka të caktuar) e bëri epshin në (krijesat) trupat e njerëzve, të jetë diçka që i shpie ata për ta ruajtur prejardhjen e tyre (duke patur fëmijë), dhe gjithëashtu për ta sprovuar atë si rob. A ka durim ai apo jo ? A ecën ai përpara i vendosur në atë që Allahu dëshiron prej tij, apo ai kthehet në dëshirat e tij dhe humbet lidhjet me dorën e tij pas tyre, duke shkuar pas çdo gjëje që ai dëshiron?
Pra në këtë tregim, sprova ishte diçka që të çon për në lëshimin e Ndëshkimit të Allahut Xhel-le ue Ala, mbi atë që nuk ndalon duke bërë gjëra që Ai, Azze ue Xhel, i ka ndaluar.
Fitneja
e Mosbindjes me Dijeni
Një tjetër lloj sprovet është kur njerëzit kanë
dije, shoqëria e din se çfarë është e saktë, por nuk veprojnë sipas dijes. Një
njëri të paditur mund ta mësosh, por kur dituria është përhapur në një shoqëri
dhe njerëzit i njohin kufijtë dhe kanë sadopak mendjehollësi, ama ata e
kundërshtojnë atë që dinë (me veprat e tyre, sh.p), a nuk është kjo fitneh?!
Dija nuk ishte bekim për ta, por në fakt ishte një
sprovë. Allahu Xhel-le
ue ‘Ala përmend se fiset e
popullit të “Adit dhe Themudit ishin
njerëz të dijes. Ata
dinin dhe kishin mendjehollësi, por edhe me këtë ata rebeluan dhe nuk u bindën. Allahu Xhel-le
ue ’Ala, thotë : [16] (përkujtoni
shkatërrimin e)
“Edhe Aadi,
edhe Themudi ! Dhe me të vërtetë që (shkatërrimi i tyre) duket qartë për ju nga
vendbanimet e tyre (të rrënuara plotësisht). Shejtani ua bëri që t’u duken të
drejta punët e sjelljet e tyre dhe i largoi ata nga Udha (e Drejtë) edhe pse
ishin të zgjuar e të aftë”
Shejtani ua
zbukuroi atyre veprat e tyre, dhe i largoi nga Rruga (e Drejtë ), ndërkohë që ishin njerëz mendjeprehtë (të zgjuar e të aftë)! A ishin ata injorantë? Jo. A kishin
mangësi nga dija e tyre? Jo. Ata kishin dije, por Shejtani ua kishte zbukuruar
atyre veprat e tyre, dhe si shkak i kësaj, i largoi nga Rruga e Drejtë! E gjithë
kjo ndërkohë që ata kishin mprehtësi (zgjuarsi dhe aftësi) dhe largpamësi.
Kjo është një sprovë e pamasë, që një njëri të ketë
dije, ama i bindet Shejtanit, duke lënë pas dore dijen që ka marrë nga Zoti i
tij, Xhel-le ue ‘Ala, dhe nga i
Dërguari i Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem.
Sprova
e Debatimit
Gjithashtu fuqia mund të jetë sprovë, siç janë debatet
dhe dialogjet sprovë në shumë situata. Sot, dialogjet në përgjithësi janë duke
u shumuar: debatimi me të krishterët, debatimi midis njerëzve, debatimin midis
feve, midis medh’hebve, midis sekteve, etj. Ky debatim është një lloj sprovet!
Programe për këtë ide, aktualisht po transmetohen në
televizor, ngaqë kanë efekt në ata me zemra të dobëta. Shikon fetë dhe sektet e
ndryshme – ky adhuron diçka, e ai adhuron diçka tjetër. Personi mund të futet në
dyshime dhe të sprovohet për shkak të kësaj. Ama, besimtari i vërtetë e din se
kjo shumëllojshmëri dhe varietet është vetëm se një argument tjetër se E Vërteta
është vetëm se një rrugë, dhe se ata njerëz tjerë janë siç thotë Allahu Xhel-le ue ‘Ala:[17]
‘‘Duke punuar
fort e të raskapitur … Ata do të hidhen në Zjarrin e nxehtë flakërues’’
Ata donin që të ndjekin rrugën për tek Allahu, Xhel-le ue ‘Ala, por gabuan. Por sa për
çëshjen e debatimit – a debaton njeriu apo jo? A argumenton apo jo? Kjo me të vërtetë
është sprovë.
Por, kush është ai që duhet t’i debatojë ato? Ai që
ka dije, jo çdokush! Kështu që kjo duhet përmendur këtu se, siç e dinë vetë
disa nga ju, disa njerëz që hynë nëpër debatime qoftë me Muslimanë të prishur,
të krishterët, çifutët, apo fe të tjera dhe ideologji të humbura, nganjëherë
ata mposhten, ose kundërshtari është më i fortë. Kështu që njerëzit sprovohen
nga kjo.
Allahu Xhel-le
ue ‘Ala, e ka sqaruar në këtë Sure se sprova do përhapet nëse debatimi
nuk bëhet nga dijetari që debaton në mënyrën më të mirë.
Allahu Xhel-le ue
‘Ala thotë:[18]
‘‘Dhe mos
diskutoni me popujt e Librave të Parë (çifutët e kristianët), përveç se në një
mënyrë që është më e mirë (me fjalë e punë të mira, me mirësjellje duke i ftuar
ata në Islam me Vargjet e Tij), përjashtuar ata që bëjnë padrejtësi nga mesi i tyre
dhe u thoni: ‘‘Ne besojmë në atë që na është shpallur neve dhe në çfarë ju
është shpallur juve; Ilahu (Zoti) ynë dhe Ilahu (Zoti) juaj është Një i Vetëm (Allahu)
dhe Atij ne i jemi nënshtruar si Muslimanë.’’
Deri ku Ai Xhel-le
ue ‘Ala tha:[19]
‘‘Përkundrazi,
Ajetet e qarta janë ruajtur në gjokset e atyre të cilëve u është dhënë dija …’’
Pra, Allahu na
ndalon neve që të debatojmë Njerëzit e Librit (çifutët dhe të krishterët), vetëm
nëse bëhet në mënyrën më të mirë. Por kush duhet ta bëjë debatin? Ai që debaton
është ai që e din Kur’anin, siç thotë Allahu Xhel-le ue Ala:[19]
‘‘Përkundrazi, Ajetet e qarta janë ruajtur në gjokset
e atyre të cilëve u është dhënë dija …’’
... Vijon ...
... Përkthimi është i përfunduar por pjesa e mbetur është në rishikim e sipër insha-Allah. Allahu iu shpërbleftë.
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 17 Rebb'i 1 1434
Përktheu: Arbrit Kraja (Abu Yusuf al-Albani)
A'Shkodera 17 Rebb'i 1 1434
Published on 27 Jan 2013
Life is a Fitnah! As Understood From Sūrah Al-'Ankabūt
Shaykh Sālih bin 'Abdul-'Azīz Āl us-Shaykh
الشيخ صالح بن عبد العزيز آل الشيخ
From a recorded lecture: from the second side of cassette entitled Maqaasid As-Suwar wa Atharu Thaalika fit-Tafseer (مقاصد السّور وأثر ذلك في فهم التفسير).
Translated by Abul-'Abbaas Moosa Richardson [bakkah.net]
Surat Al-`Ankabūt (The Spider) سورة العنكبوت
Recitation by Sudais and Shuraym (shuraym.com)
(English Translation of the Meanings of the Qur'ān by Muhsin Khan
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.