Sunday, February 5, 2012

Menstruacionet dhe namazi

Menstruacionet dhe namazi

Esh-Shejkh, Imam Muham-med bin Salih El-Uthejmin (RahmetUllaahi alejh)

Të gjitha llojet e namazit, obligim apo Synnet, janë të ndaluara për gratë në kohën e 
menstruacioneve. Nuk është obligim për gruan për ta falur namazin përveç nëse ajo mund të falë një rekat të plotë "brenda kohës së parashikuar të namazit. Për të ilustruar këtë po marrim parasysh këto dy shembuj:

Shembull i parë:
Një gruaje i vijnë menstruacionet e saj menjëherë pas perëndimit të diellit. Mirëpo, ajo ishte e pastër për një periudhë kohore të mjaftueshme sa për të falur një "rekat të vetëm nga namazi akshamit. Por pasi ajo të jetë plotësisht e pastër, pas përfundimit te ciklit ajo duhet të plotësojë namazin e akshamit të saj. (këtë aksham që i erdhën menstruacionet asaj, por pas një periudhe kohore të mjaftueshme sa për të falur një rekat të vetëm nga hyrja e akshamit deri në momentin qe kësaj i erdhën menstruacionet).

Shembulli dytë:
Menstruacionet e një gruaje u ndaluan para lindjes së diellit dhe brenda një
kohë të mjaftueshme për të,sa për të falur një 'rekat te vetëm nga namazi i sabahut (Agimi). Por pasi ajo te jete pastruar plotësisht , atëherë ajo duhet të falë namazin e sabahut.

Në të dy shembujt, nëse koha nuk është e mjaftueshme për të sa për të falur një rekat të vetëm, atëherë nuk është obligim mbi të për të falur namazin sepse Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

"Kushdo që mund të kapë një rekat (namaz) 'të vetëm (në kohën e duhur) ai ka marrë namazin’’ 26 .

 Ky hadith nënkupton se kushdo që nuk mund të falë një rekat namaz në kohën e duhur, atëherë ai nuk e ka kapur dhe nuk ka namaz .

Rasti:
Supozojmë që një grua mund të falë një rekat namaz 'nga namazi i Ikindisë në kohën e saj të duhur. Atëherë a është obligim mbi të për të falur namazin e drekës me namazin e Ikindisë? ose në qoftë se një grua mund të falë një rekat namaz 'të Jacisë në kohën e duhur të saj, atëherë a është obligim për të që ajo të falin namazin e akshamit me të jacisë?

Ka mosmarrëveshje në mesin e dijetarëve në lidhje me këto çështje. Megjithatë mendimi më i drejtë (i saktë) është se ajo duhet vetëm të falë atë që ajo është në gjendje të kapë në kohën e vet, (d.m.th. në kohën e namazit të ikendisë dhe jacisë). Kjo bazuar në hadithin e Profetit (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): 

"Kushdo që mund të kapë një rekat (namaz) 'nga namazi ikendisë para perëndimit të diellit, atëherë ai ka kapur Ikendinë ". (rënë dakord) 27.

Ai (Sal lAllahu alejhi ue selem) nuk tha "pastaj ai / ajo ka marrë (kapur) drekën dhe namazin e Ikindisë!"
Ai nuk e përmend se është obligim për të falur namazin e drekës.
Kjo është pozita e shkollave të mendimit të Imam Malikut dhe Imam Ebu Hanifes. 28


Burimi nga libri:
Gjakderdhja e natyrshme e gruas

English :
NATURAL BLOOD
OF WOMEN
By Shaykh: Muham-mad bin Salih Al-Utheimeen (RahmatUllaahi alayh)

26: Sahih el-Buhari (arabisht-anglisht), V.1, F. 322, Hadith # 554.
27: Sahih Muslim (anglisht: përkthyer nga Abdul Hamid Sidiki dhe botuar nga Dar Al-Arabi, Bejrut-Liban) V. 1, F. 298, Hadith # 1266.

28: Ebu Hanife el-Nu'man Ibin Thabit Ibin Zouta rahimehUllaah (80-150 Hj/700-770 CE), një nga dijetarët e mëdhenj të Fesë Islame. Ai ka lindur në Kufah dhe vdiq në Bagdad. Ai e ka parë, Sahabiun e nderuar Enes Bin Malik radija_Allahu anhu, kur ky i fundit erdhi në Kufah. Ai ishte një dijetar i devotshëm i cili respektonte hadithin e Profetit (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) deri në atë shkallë saqë ai nuk transmetonte asnjë hadith përveç nëse ai e dinte nga zemra. Ai e konsideronte hadithin më lart se fjalën e tij.
Ai nuk i ka thirrur njerëzit që ta ndjekin atë verbërisht.

Përshtati: Arbrit Kraja  (Ebu Jusuf el-Albani)
Shkodër 2011.



No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.