Monday, March 12, 2012

Zemrat që janë provuar për Et-Takva


Zemrat që janë provuar për Et-Takva

Kush është më i virtytshëm; ai që shkon drejt mëkatit, por e braktis atë për hir të Allahut, apo ai i cili nuk është vënë në sprovë nga epshet?

Umer Ibnul Khatab (radija-Allahu-anhu) i kishte ardhur një letër ku pyetej në lidhje me këtë çështje, se cili prej dy njerëzve është më i mire; një njeri që nuk është vënë në asnjë sprove prej epsheve te ulta dhe ai as nuk e ka menduar një gjë te tille, apo një njeri që është i shtyrë drejt epsheve të ulëta, por i braktis ata për hir të Allahut? Umeri (radija-Allahu-anhu) i kthei pergjigje duke i thënë se:
Ai që është lakmues i mëkatit, por e braktis atë për hir të Allahut është prej atyre:

"Zemrat e të cilëve Allahu i ka provuar për Et-Takva (frike dhe përkushtim ndaj Allahut).Për ta ka falje dhe shpërblim të madh. "[Sureh El-Huxhurat; 49:3] [El-Fava-id: fq: 169]

Imam Sadi (rahimehUllah) ka thënë:


Ai që i përmbahet urdhërit të Allahut, kërkon kënaqësinë e Tij dhe nxiton drejt saj dhe i jep përparësi asaj ndaj dëshirave të tij, atëherë me të vërtetë ky është një manifestim i vërtetë dhe i pastër i Tak’uvas, dhe zemra e tij pajtohet me të . Dhe ai që nuk është tillë, atëherë ai e di se nuk pajtohet me të. [Tajsir El-Kerim Er-Rahman]

http://salaficentre.com/2012/03/the-hearts-that-are-tested-for-piety/
Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.