Monday, March 5, 2012

"Da'ueti juaj Selefi i përçan njerëzit" el-Albani


Shejh: Muhammed Nâsir-ud-Dîn el-Albânî (rahmetUllahi alejhi)
Burimi: Silsilat-ul-Hudâ uen-Nûr (280)
Referimi: Maktabah Darulhadith.com
http://aFatwa.com
"Da'ueti juaj Selefi i përçan njerëzit"


Pyetje: Çfarë mendoni për një nxënës dije Selefi, që shkon jashtë me xhematin Tablik në mënyrë që të përmirësojnë mënyrën e tyre të menduarit dhe për t’ua mësuar Teuhidin dhe përhapjen e Sunetit ne mesin e tyre? Sidomos pasi ata kanë vënë re se ata kanë ndryshuar kur ata kanë dalë me ta.

Shejh el-Albani: 

Ajo që unë di në lidhje me këtë grup nëpërmjet disa prej vëllezërve tanë që kanë qenë me ta në udhëtimet e tyre dhe ne shëtitje, është se ata nuk e pranojnë thirrjen e tyre drejt Kuranit dhe Sunetit. Ata janë ashtu si të gjitha grupet e tjera në këtë çështje, siç kam treguar më herët. Ata thonë, dhe e tmerrshme është ajo që ata thonë:

"Da'ueti juaj i përçan njerëzit."

Ne pajtohemi se vërtet thirrja jonë është një thirrje e vërtetë (në hak) dhe kjo dallon (ndan) të vërtetën prej gënjeshtrës, atë që është e drejtë dhe atë që është e gabuar. Kjo është arsyeja pse ajo nuk është çudi që një nga emrat e Pejgamberit ( Sal-l Allahu alejhi ue sel-lem) është "el-Mufar'rik" (ndarës). Kjo është diçka, që këta të ashtuquajturit “thirrës ne Islam” janë të paditur rreth kësaj. Nëse këta njerëz do ta dëgjojnë këtë emër, ata do të ishin të hutuar. Kjo është për shkak dhe një arsye se ata nuk e kuptojnë Islamin saktë. Qëllimi i vetëm i Profetëve dhe i të Dërguarve, dhe shkrimeve është për të dalluar të vërtetën prej gënjeshtrës, kështu që Muslimanët (Selefitë) janë me të vërtetën kundër gënjeshtrës.

Si rezultat i kësaj, është krejtësisht e natyrshme që Da'uetet (thirrjet) e ndryshme sot, të cilat nuk pajtohen me këtë metodologji (Menhexh) të vërtetë, nuk e pranojnë thirrjen e një individi, që do t’i largojë ata nga metodologjia e tyre dhe ata thërrasin në diçka tjetër, të pabazuar në Kur’an, Sunet dhe metodologjinë e Selef-us-Saalih (paraardhësit e devotshëm). Kjo është ajo që ne e dimë prej tyre ose të paktën dinim prej tyre. Është e mundur qe ata mund te kenë përparuar pak, gjë e cila u nënkuptua në pyetje, kur ata e kuptojnë se shkojnë jashtë për hir të Allahut, kjo është tërësisht e gabuar për ta. Ata janë si çifutët dhe të krishterët, që kuptojnë shume pak prej fesë së tyre.

Nëse këta njerëz janë të vetëdijshëm për injorancën (paditurinë) e tyre në Fe, dhe se është një grup i Muslimanëve, që janë quajtur Selefi, Ansar-us-Sunah, ose Ehl-ul-Hadith, në varësi të vendit dhe nëse ata të gjithë kanë të njëjtin besim që mund ti mësojnë ata, atëherë kjo është e mundur [dmth për të dalë me ta]. Nëse ata bien dakord për të hedhur poshtë metodologjinë e tyre negative dhe të pranojnë që disa Selefi të marrin pjesë në udhëtimet dhe shëtitjet e tyre dhe t’i lejojnë ata për t’i thirrur këta njerëz të ngatërruar në Kur'an dhe Sunet, atëherë unë e konsideroj ketë si një obligim individual për Selefite, që të dalin me ta. Por kjo, me kusht që ata (Selefite) te jenë ata që mbajnë thirrjen, dhe se ajo është një thirrje Selefije dhe jo një thirrje Selefi-Sufi-Tablik, qe është përmendur më herët. Kjo duhet të jetë një thirrje e pastër Selefije. Dhe nëse xhemati Tablik, el-Ikhuanul Muslimun, Hizbu-Tahrir dhe ndonjë grup tjetër e pranojnë thirrjen Selefije dhe metodologjinë (Selefije), në një mënyrë të qartë dhe pa kufizime, ose limite, ose kushte, atëherë unë e konsideroj këtë si një obligim për çdo individ Selefi, qe të shoqërohet me ta. Megjithatë, ata së pari duhet t’ju kujtojnë atyre se ata nuk janë dakord për të dalë me ta për tre ditë, dyzet ditë ose për ndonjë marrëveshje tjetër, qe nuk ka bazë në Kur'an dhe Sunet.


http://afatwa.com/your-salafi-dawah-splits-imam-al-albani/



Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)

Shkodër Janar 2012

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.