Friday, March 23, 2012

Një fetva e detajuar rreth çështjes së mbajtjes se lenteve nga grate


Një fetva e detajuar rreth çështjes së mbajtjes se lenteve nga grate
Shejh Salih el-Feuzan,
Allahu e ruajtë

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)

Shkodër Mars 2012


Pyetje:
Cili është gjykimi mbi mbajtjen e lenteve me ngjyrë nga gratë?

Përgjigje:
Lentet lejohen për t'i vendosur në qoftë se në to ka dobi për përmirësimin e shikimit, për shembull kur shikimi i saj është i dobët dhe ajo ka nevojë të mbajë lente siç është dhe mbajtja e syzeve kur shikimi është i dobët. E njëjta gjë vlen edhe nëse sytë e saj kanë një defekt, dhe ajo ka nevojë që të mbajë lente për ta hequr këtë defect. Pra nuk ka asgjë të keqe me ketë. Por nëse të dy sytë janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë ndonjë defekt, ne nuk e shohim lejueshmërinë e mbajtjes se lenteve. Për shkak se ajo është një formë e  abuzimit /shpërdorimit.  Ka gra të tilla, që mbajnë lente për të përngjasuar me sytë e grave mosbesimtare, në ngjyrë blu etj. dhe ka nga mesi i tyre që mbajnë lente për t’i kombinuar sytë me fustanin që ata veshin. Ky është një shpërdorim, prandaj ne mbajtjen e lenteve për përmirësimin e shikimit nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse ato mbahen për të hequr defektet në sy nuk ka asgjë të keqe. Por në qoftë se ato mbahen për të ndjekur modën apo keqpërdorim të tyre,  në këtë rast mbajtja e tyre nuk është e lejueshme, po.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.