Thursday, March 29, 2012

Marrëdhënie romantike me një vajzë


Marrëdhënie romantike me një vajzë

Pyetje: 
Shtatë vjet më parë, kam pasur një marrëdhënie romantike me një vajzë, që jetonte në lagjen time. Unë atëherë isha njëzet vjeç dhe ajo ishte tetëmbëdhjetë. Ne vazhdonim të takoheshim dhe me kalimin e kohës ne u rritëm pranë njëri-tjetrit, gjatë një periudhe prej shtatë vjetësh. Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur gjëra mes nesh, si përqafime dhe puthje. Unë ndjej ende dashuri për të. Megjithatë, kur unë vendosa për t'u martuar, babai im donte të më martonte me një vajzë nga të afërmit tanë. I pyeta disa dijetarë në lidhje me këtë çështje; një Shejh më tha se martesa me këtë vajzë, me të cilin kam pasur një lidhje do të jetë batil (e pavlefshme), për atë që, ajo çfarë është e bazuar mbi batil është batil. Tani unë jam i hutuar se cilën të zgjedh për grua. Nëse unë zgjedh të dytën, a do të gaboj unë me vajzën e parë? Ju lutem të më përgjigjeni. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: 
Nëse çështja është siç e keni përmendur, është e lejueshme për ty që të martohesh me vajzën e parë, nëse të gjitha kushtet dhe elementet thelbësore në kontratë janë përmbushur. Puthja që keni bërë nuk ndikon në vlefshmërinë e martesës së propozuar.Megjithatë, duke u martuar me vajzën e dytë, në bindje ndaj babait tuaj, është prej të qenurit i sjellshëm dhe i mirë me prindërit dhe të afërmit tuaj, nëse kushërira e sugjeruar është e udhëzuar. Gjithashtu, të jetë, dhe të bëhet e qartë për ty se ajo që keni bërë me vajzën e parë është Haram (e ndaluar), dhe se ju duhet të pendoheni dhe të kërkoni  faljen e Allahut.


Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhammed Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,familjen e tij dhe shokët e tij.


Shejh: Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz , rahimehUllah
Shejh: Abdullah ibn Ghudejan, rahimehUllah
Shejh: Abdul-Rezak Afify, rahimehUllah

Përshtati dhe përktheu: Ebu Jusuf (Arbrit Kraja)
Shkodër Mars 2012.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.